Ja pse u rikthyen kontrollet kufitare Kosovë –Shqipëri (Video)

Rikthimi i kontrolleve të qytetarëve të Kosovës, në pikën kufitare me Shqipërinë është kërkesë e Bashkimit Evropian pasi vendi ynë është në proces të liberalizimit të vizave. Ambasadori shqiptar, Qemal Minxhozi, tha se është kërkesë e Bashkimit Evropian për kontrolle më të rrepta kufitare në kufirin Shqipëri-Kosovë.

Lajme

17/01/2016 11:24

Sipas Minxhozit, kjo kërkesë e BE-së është në kuadër të përpjekjeve të Qeverisë së Kosovës për liberalizim të vizave. Në një prononcim për KosovaPress, ambasadori shqiptar tha se megjithatë, autoritetet shqiptare po bëjnë të pamundurën që këto kontrolle kufitare të minimizohen.

“Është një kërkesë e Bashkimit Evropian në kuadrin e përpjekjeve që bën Qeveria e Kosovës për liberalizimin e vizave. Është një kërkesë e tyre që të ketë një vëzhgim më të rreptë të kufirit midis Shqipërisë dhe Kosovës. Por ne po bëjmë ç’është e mundur që kjo të mininimizohet dhe kohët e fundit ka pasur takime midis kreut të Policisë së Kosovës dhe Shqipërisë këtu në Kosovë para dy javësh. Po shikohet mundësia që të ketë kontroll vetëm në një pikë. Nga të dyja anët e kufirit. Kufiri i Shqipërisë dhe Kosovës të kenë një kontroll vetëm në një pikë. Është një hap i ndërmjetëm deri në një proces të dytë por prapë për këtë proces ne po shikojmë shumë shpejtë që të ketë një kontroll dhe jo dy kontrolle siç ndodh tani”, tha Minxhozi.

Sipas tij, kontrolle ka edhe në shkëmbim të mallrave Kosovë-Shqipëri dhe anasjelltas.

“Edhe tek kontrolli i mallrave është e njëjta gjë edhe makinat edhe mallrat po nuk është ndalesë e madhe sepse po fillojmë të procedura që të bëhen me 2-3 minuta me problem është tek njerëzit se sa te mallrat. Se njerëzit po presin gjysmë ore deri në një orë”., tha Minxhozi.

Ka më shumë se një muaj prej kur kanë filluar kontrolli kufitarë për mallrat dhe qytetarët që shkojnë në Shqipëri dhe ata që vijnë në Kosovë. /kp

YouTube player