Ja pse turqit do të jenë tifozë me Serbinë

Në Beograd është dhe korespodenti i CNN-it për zonën e Turqisë, i cili për Alo.rs ka thënë se tifozët e Turqisë sot do të përkrahin më shumë kombëtaren e Serbisë sesa atë të Shqipërisë.

Sport

14/10/2014 19:46

Turqit të cilët do të shikojnë takimin e sotëm, do të përkrahin më shumë Serbinë sesa kombëtaren e Shqipërisë, gjithnjë sipas korespodentit të CNN-it turk.

“Unë kam ardhur nga Stambolli vetëm për këta takim. Jam korespodent i CNN për zonën e Turqisë. Në Beograd kamë ardhur gjatë mbrëmjes së kaluar”.

“Këtu janë tifozët e Serbisë, të cilët besoj se nuk do të kishin probleme me ato të Shqipërisë. Problemi kryesor do të ishte ndërmjet tifozëve të Serbisë me ato të Kosovës”.

“Nuk besoj se tifozët e Kosovës do të jenë këtu. Edhe nëse janë, atëherë nuk ka gjasa të futen në stadium”.

“Shqipëria ka lojtarë shumë të shpejtë. Serbia duhet të ketë një kujdes shumë, shumë të madh, pasi ata janë shumë, shumë të shpejtë”.

“Nëse tifozët do të bëjnë punën e tyre ashtu si duhet, atëherë besoj se Serbia sot do të jetë në fushë me 12 lojtarë. Besoj se Serbia do të fitojë këtë takim me rezultat 2-0 apo 3-1”.

“Turqit besoj se do të bëjnë tifo për Serbinë në këtë takim, pasi kanë shumë biznise. Ata kanë diku rreth 28 fabrika në këtë vend”, përfundoi korespodenti i CNN për zonën e Turqisë, fjalët e tij për Alo.rs

Video