Ja pse trembeni papritur në gjumë

Shpeshherë na ndodhë që të trembeni në gjumë dhe t’ju duket sikur po bini.

Lifestyle

03/08/2016 08:55

Një gjë e tillë ndodhë zakonisht kur këmbët kontraktohen me shpejtësi në mënyrë të pavullnetshme.

Studiuesit thonë se kjo gjendje është një simptomë e sistemit tonë aktiv fiziologjik që po bie në qetësi, duke kaluar nga një proces aktiv në një gjendje relaksimi dhe paralizë të mundshme të trupit.

Ata këshillojnë që ata që vuajnë nga kjo sindromë të evitojnë pirjen e kafeinës dhe të bëjnë ushtrime fizike mbrëmjeve.

Ata që kanë mungesë magnezi, kalciumi apo hekuri, kanë më shumë gjasa që të vuajnë nga kjo sindromë.