Ja pse të jeni gjithmonë optimist është e rrezikshme për ju

Optimizmi i vazhdueshëm është një nga ato tipare të njeriut që shpesh cilësohet si e metë e tyre për të besuar se gjërat gjithmonë janë mirë dhe për të neglizhuar mundësinë e pasojave negative që mund të ndodhin.

Lifestyle

28/06/2016 00:11

Sipas hulumtuesve, kjo qëndron për shkak se njerëzit nuk janë në gjendje të përballen me realitetin e vrazhdë dhe nuk janë në gjendje të përballen me zhgenjimet, transmeton lajmi.net

Neuroshkencëtarët kanë bërë një hulumtim me tendencë të konsolidimit të kësaj dukurie dhe ata kanë konstatuar se njerëzit optimist janë të prirur për të marrë vendime të pa menduara, të lehta, jo të matura dhe kanë shpresa joreale.

Njerëzit që janë optimist gjatë gjithë kohës kanë më shumë rrezik për të dështuar dhe për të qenë shumë larg suksesit, ngase sfidat e jetës nuk i marrin si serioze dhe reale.

Mjekët gjatë studimit kanë analizuar funksionin e trurit tek njerëzit që janë gjithmonë optimist dhe ata që janë më pak optimist. Është vërejtur se optimistët kishin më pak produktivitet dhe ishin më afër defekteve të trurit sesa njerëzit që ishin më pak optimist.

Gjithashtu, njerëzit që ishin më pak optimist punonin më shumë në realizimin e qëllimeve të tyre dhe i arrinin ato në shkallë dukshëm më të madhe sesa optimistët.

Në fund, neuroshkencëtarët kanë thënë se optimizmi i vazhdueshëm është një defekt i trurit dhe duhet të jemi të kujdesshëm ndaj kësaj dukurie./lajmi.net