Ja pse Rosela Gjylbegu ia vlen të ndiqet në Facebook

Ja pse profili i Rosela Gjylbegut në Facebook është më i miri nga të gjithë artistët tanë.

ShowBiz

07/04/2016 22:01

Derisa shumica e artistëve përdorin rrjetin social Facebook për të promovuar projektet e tyre dhe të qëndrojnë në kontakt me fansat me anë të fotografive ose lajmërimeve të ndryshme, Rosela Gjylbegu komunikon më ndryshe me ndjekësit e saj.

Ajo nuk poston vazhdimisht fotot ‘selfie’ e derisa herë pas here ndan me ndjekësit linqet e këngëve të saj, nuk mungojnë as këngë që Rosela dëgjon, nga artistët tjerë.

Kështu, ajo sugjeron ndonjë këngë nga artistë të huaj apo edhe shqiptarë, gjithmonë këngë që vërtetë ia vlen të dëgjohen, shkruan lajmi.net.

Rosela shpërndan linqe me lajme e kuriozitete të ndryshme, lajme të fundit për të cilët po flitet në botë, si ndonjë sukses i artistëve të saj të preferuar, kur ndonjë person i rëndësishëm ndërron jetë apo edhe për të ndarë gëzimin dhe pikëllimin për raste të ndryshme.

Ajo gjithashtu poston fotografi të ndryshme, çoftë me mesazhe sociale, për të uruar mirëmëngjes apo një ditë të mirë apo edhe ndonjë këshillë shumë me vend.

Këngëtarja ndan edhe mendimin për filmat, apo tregon se cilët janë filma të preferuar dhe filma që ia vlen të shikohen. Në të vërtetë, i gjithë profili i Roselës në Facebook tregon se ajo është një njeri i mençur, me këmbë në tokë dhe shumë zemër-mirë.

Ndiqni Rosela Gjylbegu në Facebook, për të parë më shumë se vetëm ‘selfie’ në ‘kryefaqen’ tuaj./lajmi.net

https://www.facebook.com/RoselaGjylbegu