Ja pse pamja është bërë më e rëndësishme se karakteri (Video)

Pyetja se "a është më e rëndësishme pamja e dikujt apo karakteri?" siç duket ka marrë përgjigje.

Fun

29/09/2014 17:46

Meshkujt, duket se janë komplet të fokusar në pamjen e një femre dhe nuk brengosen për atë se çfarë janë ato në brendësi.

Të paktën kështu tregoi një eksperiment social që u bë për ta dëshmuar këtë.

Një grua bjonde e bukur e quajtur Sara ishte aktorja e këtij eksperimenti të shfaqur në YouTube, ku ajo caktoi takime me disa meshkuj në Tinder, transmeton Lajmi.net.

Në profilin e saj në Tinder ajo postoi disa fotografi të vetes së saj kur ishte e hollë duke qenë në bikini në një plazh, kurse të tjerat duke buzëqeshur afër kamerës.

Por, kur doli në takime ajo u duk komplet ndryshe. Kjo pasi që Sara kishte vendosur disa pjesë të “trasha” në trup, si pjesë e eksperimentit nga Simple Pickup – një grup që është i dedikuar për të vërtetuar se si meshkujt mund të dalin me ndonjë vajzë – dhe pritën për reagimet e këtyre meshkujve.

Shikoni videon më poshtë për të parë eksperimentin: