Ja pse opozita po merr pjesë në seancë

Opozita ka vendosur që të merr pjesë në seancën e sotme ku do të miratohet projektligji për ratifikimin e MSA-së, por vetë në fillimin e seancës.

Lajme

02/11/2015 10:34

Opozita vlerëson se pozita i ka votat e mjaftueshme për ta kaluar MSA-në.

Deputetët e AAK-së dhe Vetëvendosjes tanimë kanë hyrë në sallën ku mbahen seancat. Frashër Krasiniqi nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë për KosovaPress se shefat e grupeve parlamentare do të mbajnë nga një fjalim dhe pastaj do të lëshojnë sallën për shkak se vlerësojnë se pozita i ka votat e mjaftueshme për ta kaluar ratifikimin e MSA-së.

Edhe kryeministri bashkë me kabinetin e tij tashmë ka ardhur në seancë.