Ja pse nuk duhet t’ua bëni fëmijëve detyrat e shtëpisë

Ja disa këshilla fantastike se si t’i ndihmoni fëmijët tuaj të rriten dhe të zhvillohen. Këto këshilla mund të kontribuojnë shumë në formimin e marrëdhënies tuaj me fëmijët.

Lifestyle

19/02/2017 11:48

-Është me rëndësi jetike që çdo fëmijë të ketë disa orë në ditë, kohë të lirë, rreth 2-4 orë në ditë, në të cilën ai ose ajo nuk bën asgjë në veçanti. Prindërit e shqetësuar dhe ambicioz kanë tendencën  për ti bërë fëmijët e tyre të punojnë ose socializohen më shumë se ç’duhet. Por prindërit duhet të kuptojnë se fëmijët kanë nevojë për kohë të lirë më shumë se të rriturit.

-Kur flasim për mësuesit e fëmijëve dhe përpiqemi të zgjidhim ndonjë problem të lidhur me shkollën, prindërit duhet gjithmonë të mbajnë anën e fëmijës. Mos kini frikë nëse marrin nota të këqija, por frikësohuni nëse fëmijët tuaj do të fillojnë ta urrejnë shkollën dhe studimin në përgjithësi. Këtë duhet të shmangni në çdo kusht.

-Për fat të keq prindërit kanë tendencë të fokusohen shumë në programin akademik të fëmijës dhe notat. P sh, në një mbledhje prindërish, këto të fundit pyesin mësuesit kryesisht për nivelin e tyre të mësimeve, duke lënë mënjanë ndjenjat e fëmijëve, të cilat duhet të kenë prioritet.

-Nëse fëmija juaj po bën luftë për të mos bërë detyrat e shtëpisë, atëherë ka gjithmonë një arsye dhe jo domosdoshmërisht lidhet me përtacinë. Arsyet e vërteta janë mungesa e motivimit dhe energjisë dhe është detyra e prindërve të kuptojnë nga se vjen kjo.

-Marrëdhëniet familjare duhet të jenë gjithmonë në plan të parë. Notat vijnë më poshtë në listë.