Ja pse nuk duhet të flini me flokë të lagura

Një nga pyetjet më të shpeshta që bëjmë është se a duhet të flemë me flokë të lagura, por asnjëherë nuk marrim një përgjigje definitive.

Lifestyle

22/08/2016 09:28

Nëse jeni tip që shmangni tharësen e flokëve para se të flini, duhet ta rimendoni vendimin tuaj.

“Të flesh me flokë të lagur nuk shkakton asnjë dëm në veçanti, por i bën flokët tuaja të duken më të sheshuara se zakonisht, kaçurrela, të çrregullta dhe pa gjallëri e shkëlqim kur zgjoheni”, thonë ekspertët e bukurisë.

Gjithsesi kur flokët thahen para se të flini, qëndrojnë më të shtruara dhe e nesërmja nuk i gjen ato në drejtime të ndryshme.