Ja pse nuk duhet të diskutoni me askënd kur jeni të zemëruar

Me siguri të gjithë e dini se asnjëherë nuk duhet të diskutoni me dikë nëse jeni të zemëruar. Pavarësisht kësaj, ju nganjëherë e humbni kontrollin mbi emocionet tuaja gjatë një diskutimi të nxehtë, derisa të thoni çdo gjë që keni nevojë, ndonëse mund të bëhet shumë vonë.

Lifestyle

28/06/2018 19:48

Bright Side prezanton arsyet e qarta pse nuk duhet të diskutoni kur jeni në këtë gjendje.

1. Ju mendoni se janë të gjithë kundër jush

Kur jeni me nerva, ju humbni jo vetëm kontrollin mbi emocionet tuaja por edhe besimin se do të shkojë çdo gjë mirë.

Psikologët thonë se nëse jeni në gjendje të keqe, çdo fjalë apo gjest sado të vogël do ta konsideroni fyerje dhe në këtë mënyrë do të përfundoni diskutimin me mosmarrëveshje.

2. Gjendja juaj ndikon edhe në gjendjen e personit që diskutoni

Gjatë studimeve të shumta, shkencëtarët kanë ardhur në përfundim se nëse ju paraqitni zemërim, atëherë edhe njerëzit përreth jush do të fillojnë të ndihen të zemëruar po ashtu. Ky fakt vetëm se ju vërteton më shumë se konflikti nuk zgjidhet duke qenë të zemëruar, transmeton lajmi.net

3. Ju nuk do të jeni në gjendje të dëgjoni bashkëbiseduesin

Zemërimi ndikon që ju të mos jeni të arsyeshëm. Kjo është arsyeja pse gjatë diskutimit ju mendoni më keq për personin tjetër se sa në rastet kur jeni të qetë. Në këtë situatë, ju nuk do të mund të dalloni cilësitë e mira të bashkëbiseduesit.

Por nëse gjatë diskutimit ju do të vëreni tek personi tjetër zgjuarësi dhe karizmë, ju do të arrini që t’i thoni vetes se problem realisht nuk është kaq serioz dhe do të jeni në gjendje ta zgjidhni më shpejt dhe në mënyrë efektive/Lajmi.net