Ja pse nuk duhet ta thekni shumë bukën

Ekspertët e ushqimit kanë këshilluar që buka dhe patatet, të gatuhen derisa të marrin një ngjyrë të verdhë ari dhe jo kafe.

Fun

29/01/2017 22:54

E gjitha kjo ka një arsye, e cila lidhet me shanset për të pakësuar marrjen e kimikateve, të cilat mund të na shkaktojnë kancer.

Sipas shkencëtarëve, akrilamida prodhohet kur ushqimet e ngrira piqen ose skuqen për një kohë të gjatë në temperatura të larta. Agjencia e Standarteve të Ushqimit, FSA, rekomandon të ndiqen udhëzimet e gatimit për të shmangur marrjen e ngjyrës kafe.

Studimet e kancerit në Britaninë e Madhe dëshmojnë se lidhja nuk është vërtetuar te njerëzit. FSA gjithashtu thotë se patatet nuk duhet të mbahen në frigorifer. Kjo, pasi nivelet e sheqerit rriten te perimet në temperatura të ulëta duke ngritur kështu sasinë e akrilamidës që prodhohet gjatë gatimit.