Ja pse nuk duhet ta mbani qumështin tek dera e frigoriferit

Nëse e mbani qumështin në derën e frigoriferit tuaj, atëherë jeni duke bërë një gabim të madh. Një këshillë nga ‘Good Housekeeping’ zbuloi se mund ta helmoni veten dhe ushqimin tuaj vetëm duke mos ditur se si t’i organizoni gjërat në frigorifer.

Fun

04/03/2017 21:04

Mund të duket e çuditshme, por ka logjikë prapa kësaj. Siç duket, dera është pjesa më e ngrohtë e frigoriferit tuaj, duke bërë që qumështi të ketë më shumë gjasa të prishet.

Në vend të mbajtjes aty, GH sugjeron që produktet e qumështit t’i mbani në pjesën e poshtme ose të mesme të rafteve të frigoriferit, pasi janë më të ftohta.

Ngjashëm edhe mishi ose peshku që e mbani në frigorifer duhet të shkojnë në raftet e poshtme.