Ja pse nuk duhet ta mbani celularin poshtë jastëkut

Tashmë telefoni celular është shndërruar në një objekt pa të cilin e kemi të vështirë ta mendojmë një ditë të zakonshme.

Lifestyle

14/08/2015 17:11

Ai është bërë pjesë e pandarë e jona që në momentin që ngrihemi në mëngjes e deri kur flemë, madje shumë nga ne dhe gjatë gjumit vendin për celularin e tyre mund të kenë poshtë jastëkut pa menduar rreziqet që ai sjell.

Arsyet kryesore se pse nuk duhet ta mbani celularin poshtë jastëkut janë;

Mund t’i vërë flakën jastëkut
Po, është e pabesueshme por e vërtetë. Kjo fatkeqësi ka ndodhur në Teksas, ku një vajze i mori flakë jastëku gjatë natës. Shkaku ishte bateria e celularit “Samsung Galaxy s4″. Nëse shihni udhëzimet e manualit të telefonave celularë, thuhet se bateria e celularit ka rrezik djegie nëse mbulohet me materiale të trasha.

Ju pengon që të flini gjumë
Telefonat celularë (tabletat, laptopët, TV dhe pajisjet e tjera me ekrane LED), lëshojnë një dritë blu, e cila nga studimet rezulton se pengon prodhimin e hormonit melatonin (hormon që sjell gjumin). Drita blu e celularëve lëshon një gjatësi vale të ngjashme me të dritës normale, gjë e cila bën që organet tona të mendojnë se është ditë në çdo kohë.

Ka rreziqe shëndetësore
Në fakt, lidhjet e telefonit celular me rrezikshmërinë e disa sëmundjeve mbeten ende të paqarta. Është thënë për telefonat celular se lëshojnë doza të vogla të rrezatimit elektromagnetik, të emërtuara si rrezet X dhe mund të çojnë në rritjen e shanseve për të pasur kancer./albeu