Ja pse nuk duhet numri i telefonit në Facebook

Prej kohësh Facebook u kërkon përdoruesve të tij numrin e telefonit, që rrjeti social e cilëson si domosdoshmëri për ata që duan të ngarkojnë në profilin e tyre foto të shkrepura nga aparati celular.

Auto & Tek

10/08/2015 16:37

Automatikisht, menjëherë sapo vendosni numrin, kushdo që mund të kërkojë rastësisht apo qëllimisht me atë numër në internet, mund t’ju gjejë lehtësisht identitetin.

Ç’është me e keqja është se pjesa më e madhe e përdoruesve të Facebook nuk ja kanë idenë se po shpërndajnë për publikun numrin e tyre të telefonit.

Reza Moaiandin, specialist i fushës thotë se mjafton të shtypësh një numër rastësisht dhe nëse personi që zotëron atë numër e ka të lidhur atë me profilin e tij në Facebook, identiteti i tij zbulohet fare thjeshtë.

“Kjo është si të shkosh në një bankë dhe t’i kërkosh të dhëna për një klient çfarëdo dhe banka të të përgjigjet; Po ja ku janë detajet”, thotë Moaiandin.

Ky shqetësim është ngritur edhe disa herë të tjera nga forume të ndryshme teknologjike duke bërë që Facebook të reagojë me deklarata standarde se “privatësia e klientëve është jashtëzakonisht e rëndësishme për të”. /Top Channel