Ja pse na del gjumi gjatë ëndrrës më të mirë

Është një skenar të cilin të gjithë e njohim.

Lifestyle

12/01/2017 19:04

Jeni duke parë një ëndërr veçanërisht të kënaqshme kur, papritur, ju del gjumi. Pak para pjesës më të mirë të saj.

Përderisa aftësia për t’u zgjuar para ‘kulmit’ të ëndrrës është një lehtësim më shumë sesa një makth, mund të jetë shumë frustruese të mos arrish përfundimin e një ëndrre të mirë.

Disa ëndrra, të njohura si lucide, janë ato në të cilat jemi të vetëdijshëm se jemi duke parë ëndërr edhe kur jemi në gjumë, transmeton Gazeta Express.

Në ëndrrat lucide, ëndërrimtari mund të ushtrojë një kontroll mbi atë që ndodh, në personazhet e tjera në ëndërr dhe në mjedisin të cilin e ëndërrojnë.

  Por pse gjithmonë zgjohemi pak para ‘fundit të lumtur’ të një ëndrre?

Së pari, ne ëndërrojmë gjatë gjumit, kështu që të zgjohesh gjatë shikimit të një ëndrre është e paevitueshme. Së dyti, siç e ka theksuar një përdorues në Quora, kjo ka të bëj edhe me ciklin tonë të gjumit.

Sipas tij, faza e fundit e gjumit, zakonisht ajo para se të zgjohemi, është më e gjata dhe mund të jetë më e mbushura me ëndrra. Kështu që, ëndrrat më të mira kemi gjasa t’i shohim gjatë kësaj faze – në të cilën padyshim se do të zgjohemi para se të përfundojë ëndrra e mirë.