Ja pse muret e Nju Jorkut janë të mbushura me USB (Foto)

Kohët e fundit, një i ri udhëtoi për në Nju Jork për ta vizituar atë. Duke ecur, ai pa që në muret e shumë blloqeve nëpër qytet kishte të vendosur USB. Pas disa hulumtimeve dhe analizave, ai e zbuloi historinë e vërtetë të krejt kësaj.

Fun

04/12/2015 16:44

Por, për ta kuptuar tërë këtë storje, ju duhet ta dini se kush është Aram Bartholl. Aram është një artist konceptual me bazë në Berlin. Të jesh një artist konceptual do të thotë të bësh gjëra argëtuese.

Aram e pëlqen shumë botën digjitale dhe shumica e projekteve të tij kanë për qëllim që ta sjellin botën digjitale në botën reale. Ai e krijoi një projekt të quajtur “pikat e vdekura”, transmeton lajmi.net.

368

“Pikat e vdekura” është një projekt i Aram i filluar në vitin 2010. Ideja e tij ishte që në çdo USB të linte vetëm një tekst, për të shpjeguar se çfarë është ky projekt.

Aram udhëtoi nga Londra për në Paris për t’i vendosur këto “pika të vdekura” në vendet që ai dëshironte. USB-të janë të vendosura në mure ose në vende publike kështu që çdokush që i vëren ato mund t’i përdorë.

706

Qëllimi? Aram dëshiroi që të krijonte një rrjet të shpërndarjes së dosjeve. Ky rrjet do të ishte offline, plotësisht anonim dhe i vendosur në vende publike. Ai që ka fat ta gjej një USB të tillë mund të ketë qasje në të dhe të shpërndajë çfarëdo që dëshiron që dikush ta sheh atë.

443

Njerëz nga e gjithë bota mësuan për këtë dhe vendosën të kontribuojnë. Njerëzit filluan t’i bëjnë edhe pikat e tyre. Madje ka edhe një website e cila i monitoron tash të gjitha këto.

Aram thotë se nëse dëshironi edhe ju ta bëni të njëjtën gjë në qytetin tuaj, mund ta bëni duke mësuar si në videon më poshtë. (lajmi.net)