Ja pse mishi i përpunuar nuk është i shëndetshëm për zemër

Për të pasur një zemër të shëndetshme shpesh këshillohet të shmangen ushqimet si mishi i përpunuar, mishi i kuq e me dhjam dhe produktet e fërguara.

Lifestyle

01/11/2014 19:56

Arsyeja është se këto ushqime ose përmbajnë substanca të cilat nxisin apo përkeqësojnë problemet ekzistuese të zemrës, ose rrisin yndyrat e këqija në gjak, të cilat më pas shkaktojnë probleme të qarkullimit të gjakut.

Ekspertët e ushqimit thonë se salsiçet, suxhuku, produktet e mishit të tharë dhe proshutat në vete përmbajnë sasi të madhe të nitratit, nitritit dhe natriumit, të cilët ndërlidhen me problemet e zemrës.

Mishi i përpunuar në mënyrë industriale gjithashtu përmban një përqindje të lartë të yndyrave të ngopura dhe pak proteina, dukshëm më pak se cilido mish i zakonshëm që mund ta përgatisni.

Me yndyra të ngopura të pasura janë edhe mishi i kuq dhe me dhjam, ndërsa ushqimet e skuqura (fërguara) në vaj kanë trans-yndyra, të cilat po ashtu janë të rrezikshme për shëndetin e zemrës dhe qarkullimit të gjakut. /mjeku.net