Ja pse Mercedes-Maybach S600 Guard është vetura më e fortë në botë (FOTO)

Çfarë e bënë këtë veturë më të fortën deri tani?

Auto & Tek

19/03/2016 03:30

Mercedes-Maybach S 600 Guard është vetura e parë e cila është certifikuar me nivelin më të lartë të mbrojtjes balistike për veturat civile, nivelin VR10, transmeton Express. Kjo veturë ju mbron nga armët e mëdha automatike, granatat dhe raketat granatahedhëse.

Por çfarë e bënë këtë veturë kaq të sigurt? Përveç sistemeve të zakonshme në veturat e blinduara si metal i përforcuar, rrota që vazhdojnë te ecin edhe kur shpohen, xhama rezistent ndaj plumbave ky model të veçanta ka ulëset e pasagjerëve prapa janë shtyrë më thellë dhe janë vendosur prapa shtyllave të pasme në formë C për të ofruar më shumë siguri.

Rezervuari i benzinës është ndërtuar me material të tillë që edhe në rast se shpohet nga plumbi ose copa eksplozivi ai vetë shërohet, pra ky material mbyllë vrimat e krijuara.

Dritaret në këtë veturë nuk kanë sistem kthimi në rast se fut dorën derisa ato janë të hapura duke shërbyer kështu si mjet mbrojtjeje nëse sulmuesi arrin të fus dorën brenda dritares. Nëse e bënë këtë ai do të ngelet vetëm me gjysmën e dorës, gjysma tjetër do tu mbetet si kujtim brenda veturës.

Detaje tjera përfshijnë disa butona të cilët ndezin një alarm shumë të zhurmshëm si dhe sistem automatik për fikjen e zjarrit nën veturë.

Edhe pse e pa konfirmuar zyrtarisht, pesha e kësaj veture arrin në rreth 4,200km dhe kur blini një veturë të tillë shoferi juaj do të dërgohet për trajnim disa javor në Gjermani.

Certifikimi për VR10 dhe ERV 2010 (Explosive Resistant Vehicles) është mbikëqyrur dhe vlerësuar nga Zyra Federale e Hetimeve Kriminale në Gjermani.

Kjo veturë kushton 470,000€ plus TVSH.

10 1 2 3 4 5 6 7 8 9