Ja pse Man Utd duhet të jetë i kënaqur me pozitën në tabelë (Foto)

Manchester United duhet të jetë i kënaqur me pozitën aktuale në tabelë. Kurrë më parë në histori të Premierligës nuk ka ndodhur që një skuadër me 19 pikë pas 12 xhirosh të jetë e katërta.

Sport

29/11/2014 11:06

Pas 12 xhirosh në Premierligë, Manchester United gjendet në pozitën e katërt që paraqet sukses të madh nëse shikojmë totalin e pikëve.

Në histori të elitës së futbollit anglez kurrë nuk ka ndodhur që një ekip me 19 pikë gjendet në katërshe, pas 12 ndeshjesh.

Për herë të parë kjo ndodhi këtë edicion dhe me skuadrën e Manchester Unitedit.

Shikojeni fotografinë e bashkangjitur në këtë artikull për për të parë edhe rastet tjera kur ndodhi që një skuadër me një total jo edhe aq të lartë të pikëve gjendej në pozitën e katërt.

Andaj, tifozët e Unitedit duhet të jenë shumë të kënaqur me renditjen aktuale.