Ja pse Lutfi Haziri shkoi në SHBA!

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, me ftesë zyrtare të “Sister Cities International” ka udhëtuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Lajme

17/07/2015 16:29

Haziri është folësi kryesor në Samitin e Lidershipit Rinor i cili organizohet nga “Sister Cities International” në Minneapolis, ku pritet të marrin pjesë mbi 600 liderë të zgjedhur me vota nga komuniteti nga e mbarë bota,bën të ditur komunikata.

Samiti i Lidershipit Rinor është dizajnuar të angazhojë gjeneratën e ardhshme të liderëve dhe të ekspozojë ndaj sfidave të rëndësishme globale.

Ndërkohë, më 19 korrik në Wisconsin Dells, afër Chicagos, Haziri do të takohet me presidentin e kompanisë amerikane Blue Stone Safety, e cila ka shprehur interesim për investim në Gjilan, përderisa më 20 korrik në Washington DC, Haziri do të ketë takim me drejtorin global të International City Management Association, sikurse edhe një takim me ish-ambasadorin Walker, tani përfaqësues i një kompanie energjetike amerikane.

Ndërkaq, më 21 korrik, në Washington DC, kryetari i Gjilanit do të takohet me zyrtarë të lartë të Departamentit të Shtetit, ndërsa nga data 22 deri më 25 korrik në New York, do të ketë takime me përfaqësues të lobit shqiptar në SHBA, me komunitetin e biznesit etj.