Ja pse Labinot Tahiri nuk kandidoi për kryetar të Ferizajt

Kandidati i Aleancës Kosova e Re për kryetar të Komunës së Ferizajt është Amir Rexhepi, e jo Labinot Tahiri.

Lajme

13/10/2017 22:14

Ishte pritur që Tahiri të garonte pasi prej kohesh ai fliste që synimi i tij është të bëhet kryetar i komunës nga e cila edhe është.

Por, pasi u zgjodh deputet, për Ferizajn nga AKR po garon Amir Rexhepi.

Ai në Magazina Lokale në Klan Kosova ka treguar përse ndodhi kështu.

“Labinot Tahiri më shumë do t’i kontribuojë Ferizajt nga pozita e deputeti. Ndërsa kandidimi im është një dëshmi që Aleanca Kosova e Re iu jep hapësirë të rinjve, ndryshe nga partitë tjera”.

Ai është shprehur optimist në fitore.

“Unë mendoj se gjasat reale janë që unë të jem fitues. Ferizaj ka nevojë për ndryshim”.