Ja pse kurrë nuk duhet të tentoni ta prekni gardën e mbretëreshës (Video)

Duket se jo të gjithë janë të informuar rreth asaj se si duhet të sillen kur parakalon garda mbretërore, dhe këtë gjë më së miri e shpjegon një video ku shihet një burrë duke e bezdisur pjesëtarin e gardës së mbretëreshës.

Fun

29/06/2015 15:42

Burri i cili kishte vendosur ta bezdis pjesëtarin e gardës mbretërore, kurrë nuk kishte menduar se do të vijë një moment kur ai do të lodhet nga veprimet e tij të pahijshme dhe do ta sulmojë.

Në momentin kur ai vendosi ti vë dorën mbi krah, pjesëtari i gardës i drejton armën duke i bërtitur “largohu nga garda mbretërore”, gjest ky që e frikësoi për vdekje personin i cili mendonte se mund të tallej me të, transmeton lajmi.net.

Sjelljet e vrazhda të gardës mbretërore janë shpeshtuar, pasi javën e kaluar ishte shënuar një incident tjetër i ngjashëm me këtë. Një grup turistësh u kishin dalë në rrugë gardës në momentin kur ata po parakalonin, dhe atëherë një plak e pësoi keq kur pjesëtari i gardës i kaloi pothuajse mbi trup. (lajmi.net)

YouTube player