Ja pse Kosova kësaj here e meriton që të fitojë në ‘Miss Universe 2016’ (Foto)

Me 30 janar 2017 do të mbahet gara e madhe e bukurisë ‘Miss Universe 2016’.

ShowBiz

16/01/2017 17:34

Në këtë garë ku do të marrin pjesë shumë vajza nga e gjithë bota, pjesëmarrëse është edhe vajza e zgjedhur nga Kosova, shkruan lajmi.net

E denjësisht shtetin tonë do ta përfaqësoj argjentinasja Camila Barraza. Ajo tashmë ka shkuar në Filipine, ku do mbahet ky event dhe po takohet me pjesëmarrëset tjera, ku po realizojnë sete të ndryshme.

Nga atje, Camila po publikon fotografi të ndryshme ku po tregon se sa e bukur është, duke dëshmuar që ja vlen të jetë fituese e këtij eventi.

Përpos bukurisë, në këto foto, Camila po tregon edhe sharmin, elegancën dhe stilin unik.

Ajo është zgjedhur në eventin e fundit të organizuar nga Agnesa Vuthaj, e cila vazhdon edhe sot ta mbështes Camilen në rrugëtimin e saj.

Shpresojmë që Camila në vend të kthehet me çmimin e madh, duke shënuar kështu një kthim të madh në botën e modës shqiptare!

Padyshim, që vlen edhe përkrahje e gjithë Kosovës, ani pse pati kritika për zgjedhjen e saj, për shkak të nacionalitetit, por, ishte zgjedhje e merituar!/ Lajmi.net/

Amazing night ?Officially welcome to Miss Universe 2016????? #missuniverse2016 #missuniverse #misskosova2016

A photo posted by Miss Universe Kosovo 2016 ??❤️ (@camibrrz) on