Ja pse janë të rrezikshme pijet dietale

Pijet dietale mund të mos jenë të shëndetshme thotë një studim i fundit nga Universiteti Marquette.

Lifestyle

25/04/2018 00:33

Sheqernat artificial të tilla si aspartame, janë ende të lidhura me obezitetin dhe diabetin thuhet më tej në hulumtim, njofton Klan Kosova.

Hulumtimet e mëparshme treguan se zëvendësuesit e sheqerit zero-kalori dëmtojnë enët e gjakut të njerëzve, duke rritur rrezikun e tyre të pash dhe çmenduri.

Më shumë se 29 milionë të rritur në SHBA, dhe një në 17 në Britani të Madhe, kanë diabet.

Aspartame është një substancë e ëmbël që përdoret si ëmbëlsues artificial në pije.

Industria ushqimore shprehet që aspartame ndihmon në humbjen e peshës, por obeziteti vazhdon të jetë një problem kaq shqetësues në ditët e sotme.