Ja pse iPhone 5se do të jetë celulari më i mirë i Apple

Celulari i ri 4 inç i Apple raportohet se do të zbulohet në javët e ardhshme, dhe ky celular pritet të quhet iPhone 5se.

Auto & Tek

01/03/2016 04:09

Celulari, i njohur fillimisht si iPhone 6c në raportet jozyrtare dhe më pas si iPhone 5se, supozohet se do t’i ofrojë veçoritë më të mira të iPhone 6 dhe 6s në një paketë më kompakte.

Një hulumtim nga KGI Securities, zbuloi se pajisja 4 inç e Apple do të kushtojë jo më shumë se 400 dollarë.

Sipas KGI, iPhone 5se do të jetë i paketuar me një çip A9, hapësirë prej 64GB, kamerë 12MGP, WiFi 802.11ac, Bluetooth 4.2 dhe një bateri 1,642 mAh.

KGI thotë se celulari nuk do të ketë 3D Touch, një veçori që gjendet në iPhone 6s. Apple pritet që t’i shesë 12 milionë celularë të tillë.

Arsyeja pse celulari i ri i Apple do të jetë i mirë është se do t’i ketë veçoritë e një iPhone 6s, por do të kushtojë shumë më lirë se ai./Express