Ja pse Hazard është njëri ndër lojtarët më të mirë të botës

Superylli i Chelseas, Eden Hazard ka krijuar një statistikë të pabesueshme këtë sezon, pasi ka bërë më shumë driblime se ndonjë lojtar tjetër që ka bërë gjatë tërë sezonit të kaluar.

Sport

11/01/2015 10:42

Teksa jemi në gjysmën e sezonit të Premier Ligës, Eden Hazard ka arritur që deri tani të bëj plotë 99 driblime të sukseshme.

Kështu, ai ka arritur të bëj më shumë driblime se ndonjë lojtar që ka bërë gjatë tërë sezonit të kaluar në Premier Ligës.

Përndryshe, Hazard konsiderohet si njëri ndër lojtarët më të mirë në botë, dhe është lojtari i tretë më i shtrenjt në botë, pas Messit dhe Ronaldos. Çmimi i belgut është 99 milionë euro.

Ai gjithashtu e mban rekordin prej më shumë driblimeve të bëra në një ndeshje të Premier Ligës në këtë sezon.