Ja pse femrat dhe meshkujt nuk mendojnë njëlloj

Janë më se të ndryshëm në natyrë, në sjellje, por meshkujt dhe femrat duket se dhe kur flasin kanë një mënyrë të ndryshme të të kuptuarit të fjalëve.

Fun

30/06/2017 15:59

Çfarë kupton ajo me makine dhe çfarë kuptimi i jep ai fjalës gënjeshtër?

Edhe termi shopping, shpesh ndryshon kuptim në varësi të sekseve. Kështu shpesh e njëjta fjalë mund të marrë kuptime të ndryshme, ndonjëherë dhe të kundërta, kur flitet në një bisedë mes një mashkulli dhe një femre. Ja disa shembuj si i kuptojnë gjërat:

Makina

Ajo: Mjet transporti, në origjinë e konceptuar për të udhëtuar në rrugë të braktisura; sot është e pamundur të arrish në orar në një vend dhe akoma më e pamundur të gjesh një vend parkimi aty ku duhet, domethënë përpara dyqanit të preferuar.

Ai: Për të makina është si një shtëpi e dytë. Në emër të saj janë kërkuar dhe krijuar borxhet e para, në brendësinë e saj janë konsumuar dashuritë e para. Dhe gjithmonë nga vlerat dhe fuqitë e saj, matet dhe vlera dhe fuqia e pronarit.

Gënjeshtra

Ajo: Një pohim i cili nuk korrespondon tamam me të vërtetën. Gënjeshtrat thuhen për të mirë, për të evituar zënka, për t’i bërë qejfin dikujt, për të bërë më të lehtë një lajm të keq, për të fshehur një dobësi të vetën dhe për të mos ofenduar.

Ai: Duke përjashtuar raste shumë ekstreme, nuk mund të ekzistojë një marrëdhënie ne çift pa gënjeshtra. Ata do të sugjeronin që kur bëhen premtimet e martesës të thuhej: “Betohem të them, thuajse gjithmonë të vërtetën, ose thuajse kurrë të vërtetën”.

Chat në Facebook

Ajo: Vend takimi virtual në internet, në të cilin ëndërrohet të takohet një dashuri e madhe dhe gjen thuajse gjithmonë ndonjë maniak.

Ai: Një bashkëbisedim, që mund të finalizohet me një takim erotik. Për këtë punë njerëzit hynë në chat. Por, fatkeqësisht shpesh takohen femra që ëndërrojnë dashurinë e madhe.

Vonesë

Ajo: Në moshë madhore, ajo periudhë në pritje të ciklit menstrual, që provokon një gjendje ankthi. Mund të dyshohet për një shtatzëni të padëshiruar, të dëshiruar, ose ndonjë lloj shqetësimi tjetër.

Ai: Një defekt femëror. Për të kuptuar origjinën e tij, duhet të shkosh në kohë në momentin e vonesës së madhe. Aludohet në momentin e parë, kur përpara altarit ose në bashki u ligjërua e drejta e gruas për t’u pritur dhe për t’u dëshiruar. Burri pranoi, tha “po”, tashmë nuk ka pse të qahet.

Shopping

Ajo: E përkufizojnë kënaqësinë e të blerit gjëra, veshje, këpucë, etj, sepse ndryshon nga bërja e pazarit, që përfshin të tjera gjëra. Kërkon shumë kohë dhe jo domosdoshmërisht shumë para për të shpenzuar. Blerja është gjithmonë një burim gëzimi, por një pjesë e madhe e kësaj kënaqësie qëndron në të shëtiturit nëpër vitrina, të provosh fustane që nuk do t’i blesh kurrë, të gjesh raste me ulje, etj.

Ai: Emri me të cilin femrat përkufizojnë harxhimin kot të parave. Aktiviteti normal i shpenzimeve tregohet me shprehjen “po shkoj të bëj pazar”, ndërsa kur thuhet “po shkoj për shopping”, parashikohet një pasdite shkatërruese për ekonominë familjare. /Lajmi.net/