Ja pse është i rrezikshëm mishi i përpunuar

Sipas studimit ka më shumë mundësi për një kancer në stomak, personat që konsumojnë më shumë se 3 gota alkool në ditë, që hanë 50 gramë mish të përpunuar dhe që konsumojnë ushqime të konservuara më shumë kripë.

Lifestyle

13/07/2016 18:06

 

Një studim i kryer lidhur me faktorët që mund të shkaktojnë kancerin, ka përfshirë edhe mishin e përpunuar.

Kërkimi ka përpunuar të dhënat e 89 studimeve të mëparshme, ku pjesëmarrësit janë rreth 17,5 milion të rritur, ndër të cilët 77 mijë me kancer në stomak.

Sipas studimit ka më shumë mundësi për një kancer në stomak, personat që konsumojnë më shumë se 3 gota alkool në ditë, që hanë 50  gramë mish të përpunuar dhe që konsumojnë ushqime të konservuara më shumë kripë.

Studimit thekson se edhe mbipesha ndikon në rritjen e rrezikut për kancer.

Kërkuesit amerikan shkruajnë se :”Kemi gjetur dhe shenja që konsumimi i peshkut apo i mishit në zgarë,  rrit rrezikun, ndërsa konsumimi i frutave, veçanërisht i agrumeve, ndihmon në parandalim.”

Më pas ekspertët këshillojnë që të ndiqen rekomandimet e përgjithshme për parandalimin e tumoreve. Si kufizimi i konsumit të alkooli, maksimumi dy gota në ditë për meshkujt dhe 1 për femra. Një dietë me bazë perimesh dhe frutash, duke evituar mishin e përpunuar dhe përpjekjet për të mbajtur një peshë normale.

Mishi i përpunuar, ku përfshihen sallamet dhe proshutat, përfunduan në ciklonin e kritikave tetorin e kaluar, kur OBSH publikoi një raport, ku i përfshinte këto të fundit grupin e parë të substancave që mund të kishin lidhje me tumorin e zorrës së trashë, ndërsa duke vendosur për mishin e kuq një status  ‘mundësisht kancerogjen’.