Ja pse është më mirë të shkoni vetëm në kinema!

Ndoshta gjithmonë keni menduar se të shkoni të shoqëruar në kinema është mënyra më e mirë për t’u argëtuar, por gaboheni!

Fun

09/08/2016 09:30

Këtu do t’iu japim 10 arsye se pse është më mirë që të shkoni vetëm në kinema.

  1. Ju mund të shkoni kur ju jeni të lirë

Nëse mund të keni vetëm pak kohë në dispozicion, nuk keni pse shqetësoheni për orarin e dikujt tjetër për të gjetur përputhshmëri.

  1. Ju mund të shihni çfarë filmi ju dëshironi

Nuk keni pse e privoni veten duke parë ato filma që mbase nuk ju pëlqejnë thjeshtë për hir të të tjerëve. Nëse jeni vetëm do zgjidhni të shihni filmin që ju dëshironi, pa u ndikuar nga askush.

  1. Ju mund të shihni sa filma të dëshironi

Jeni ju ata që vendosni se sa kohë doni të shpenzoni për të parë filma dhe se sa para gjithashtu, kjo është në dorën dhe në xhepin tuaj.

  1. Ju mund të shkoni në kinemanë më të afërt

Nuk është e nevojshme të udhëtoni për të parë një film në kinema, për shkak të të tjerëve. Ju mund të hyni në kinemanë më të afërt që ndodhet pa qenë nevoja të bëni asnjë sakrificë.

  1. Ju mund të uleni kudo që ju dëshironi

Gjetja e vendeve pranë njëri-tjetrit mund të jetë një shqetësim më vete. Nëse shkoni vetëm ju mjafton të zgjidhni vetëm një vend dhe të uleni në cilën radhë të dëshironi ju.

  1. Ju nuk keni pse të ndani ushqimet tuaja apo ëmbëlsirat me të tjerët

Mbase ideja për të ndarë me të tjerët ushqimet dhe ëmbëlsirat që ju blini kur shkoni në kinema nuk ju pëlqen por jeni të detyruar ta bëni. Nëse shkoni vetëm kjo nuk do të jetë më problem.

  1. Të bëni zhurmë teksa hani

Zhurma që ju krijoni kur hani patatina ose gjëra ose mënyra se si ju hani mund të jetë bezdisëse për ata që ju shoqërojnë. Të qenit vetëm nuk do të sjellë bezdisje të këtij lloji.

  1. Të angazhoheni në bisedë me të tjerët

Të shkuarit në kinema është një formë e ikjes nga realiteti, shkruan tvklan. Dhe nuk do të përfitonit asgjë nga ndërprerjet e vazhdueshme të bashkëshortit, apo personave që ju shoqërojnë të cilët kërkojnë që të bisedosh me ta .

  1. Dhe koha për t’u kthyer në shtëpi varet nga ju

Kthimi në shtëpi pas kinemasë është plotësisht në dorën tuaj, ju mund të zgjidhni të merrni një pije të hani një darkë apo çfarëdo lloji gjëje. Ju thjeshtë do ta shijoni në maksimum kinemanë vetëm.