Ja pse duhet të përdorim verë

Dashamirët e verës, tani kanë edhe një arsye tjetër që t'a përdorin sipas hulumtuesve.

Lifestyle

17/05/2016 00:11

Hulumtuesit kanë gjetur një komponent të rëndësishëm që gjendet në verë dhe në këtë mënyrë lufton efektet negative të një diete për yndyrë të lartë, përcjell lajmi.net

Resveratroli është një kompleks natyral që gjendet tek qershitë, manaferat, rrushi e si pasojë edhe tek vera e kuqe.

Hulumtuesit nga Universiteti Georgetown pas një studimi kanë arritur të gjejnë se vera ndikon kundër efekteve negative të dietave dhe testimi është kryer tek majmunët rezus.

Resveratroli më herët në hulumtime ka rezultuar i suksesshëm edhe në rritjen e jetëgjatësisë tek minjtë dhe tani si një kompleks që gjendet në verë, ndikon edhe në shëndetin e njeriut.

Ndikimi i resveratrolit është ndjerë sidomos tek muskujt e përparmë dhe ka ndihmuar të rritë stabilitetin, aktivitetin fizik dhe të përmirsojë lëvizshmërinë e tyre sidomos tek përsonat e moshuar.

Hulumtimet e mëtutjeshme do të na tregojnë në lidhje me sasinë dhe efektet eventuale negative që resveratroli mund të ketë./lajmi.net