Ja pse duhet të konsumoni çaj të gjelbërt

Ekspertët dentarë rekomandojnë çajin e gjelbërt për arsye se i mban dhëmbët të shëndetshëm, të fortë dhe të ndritshëm.

Lifestyle

01/07/2016 01:10

Shumë studime e kanë vërtetuar se çaji i gjelbërt është i dobishëm për shëndetin e së fundmi ekspertët kanë treguar se çfarë të mira i sjell gojës suaj, transmeton lajmi.net

Mban dhëmbët të bardhë:

Taninet në çaj besohet se i sjellin dhëmbëve ngjyrë të mbyllët, por çaji i gjelbërt ka përqëndrim më të vogël të tanineve se llojet e tjera të çajit dhe kafesë. Kjo bën që ky çaj ndihmon që dhëmbët tuaj të jenë të bardhë.

Forcon smaltin e dhëmbit:

Çaji i gjelbërt është burim i shkëlqyer i flourit, i cili ndihmon që dhëmbët të jenë më të shëndetshëm dhe ju siguron bardhësi dhe fortësi.

Mban mishin e dhëmbëve të shëndetshëm:

Përbërjet e shkëlqyera anti-inflamatore ndihmojnë që të mbajnë mishin e dhëmbëve të shëndetshëm.

Largon erën e keqe të gojës:

Sipas ekspertëve çaji i gjelbërt eleminon mikrobet nga goja që e bëjnë gojën të ketë erë të keqe.

Dhe e fundit e sigurisht edhe më e rëndësishmja:

Parandalon kancerin oral:

I mbushur me anti-oksidant, është gjetur se çaji i gjelbërt parandalon dëmtimet e qelizave të gojës. Një studim në Universitetin e Teksasit ka gjetur se çaji i gjelbërt ka ngadalësuar përparimin e kancerit oral tek pacientët. E provat tek kafshët kanë gjetur gjithashtu se ky çaj pengon rritjen e qelizave të kancerit.

Përfitimet shëndetësore nga çaji i gjelbërt janë mjaft të mëdha, megjithatë duhet të konsumohet në mënyrë të moderuar, pra, jo më shumë se 3 gota në ditë./lajmi.net