Ja pse duhet të hani sa më shumë qepë të kuqe

Përdorimi i qepëve për trajtim mjeksor që lidhet me bakteriet dhe sëmundjet kronike, praktikohet që nga kohrat e lashta.

Lifestyle

27/03/2017 01:24

Qepët meritojnë vëmendje të veçantë, sepse ato janë një nga burimet kryesore për parandalimin e kancerit.

Qepët e kuqe luajnë rol të rëndësishëm në rritjen sistemit imunitar. Eliminojnë bakteriet nga mëlçi dhe pastrojnë trupin nga bakterie të ndryshme.

Niveli i lartë i pigmenteve në qepën e kuqe mbron kundër kancerit të stomakut dhe vret qelizat kancerogjene.

Qepët e kuqe gjithashtu përmbajnë sasi të madhe të sulfurit dhe në këtë mënyrë ndihmon trupin për shërim dhe për mbrojtjen ndaj antioksidantëve. Sulfuri është thelbësor për shëndetin, aktivitetin e hormoneve, nervave dhe për rritjen e qelizave të gjakut.

Këto lloj qepësh mund t’i përdorni në sallatë dhe në gatime tjera të ndryshme./Arbresh.info