Ja pse duhet të bleni peshk për natën e Vitit të Ri!

Një menu me bazë peshku për Vitin e Ri. Kjo është një nga traditat që ofron tavolina e italianëve, por që është përhapur edhe në shtete të tjera.

Fun

15/12/2016 13:18

Por nuk është e rëndësishme që të jetë thjesht peshk, mund të jetë një pjatë e gatuar me prodhime deti, si pasta me vongole, salmon .

Kjo menu me prodhime deti duhet të jetë e vlefshme edhe për shëndetin, pasi shumë prej këtyre ushqimeve, janë aleatët kundër reumatizmës, vongolat janë prefekte për enët e gjakut, karkalecat kanë elementë të fuqishëm antioksidantë, ndërsa një fileto salmoni, si gjumëndjellës.

Bëhet fjalë për disa veti terapeutike shumë shpesh të fshehura te peshqit, siç shkruan “Federcoopesca-Confcooperative” pas një sondazhi të bërë lidhur me ushqimin dhe shëndetin.

Tre italianë në 4, në fakt janë të ndërgjegjshëm që dieta e ushqimeve është një aleat i rëndësishëm për të qenë në formë, por 7 në 10 persona, në vend që të modifikojnë menunë e tyre, kujdesen për të shtuar përbërës.
Ndër 10 speciet më të freskëta që janë blerë më shumë në Itali, janë kocat, sipas “Federcoopesca”, që konsiderohen si anti-inflamatorë natyralë që ndihmojnë për të luftuar sëmundjen e artritit.
Janë gjithashtu, burim proteinash, vitamina C e B, shumë kripëra minerale, si potasium, sodë, fosfor, zink dhe hekur.

Vongolet mbi të gjitha kanë sasi të konsiderueshme të vitaminës B12.
Një studim i bërë nga Universiteti norvegjez i Bergenit ka treguar se edhe fëmijët edhe të rriturit, kanë nivele të ulëta të omega 3 dhe vitaminës D, rrezikojnë të kenë gjumë të keq.
Pra ndryshimi i menusë mund të jetë i nevojshëm, për shkak se një italian konsumon të paktën 20 kg prodhime deti në vit, që kanë të paktën 15 për qind omega 3.