Ja pse duhet ta lini foshnjën të qajë

Është një dilemë me të cilën përballen shumë prindër të rinj: të zgjohen në mes të natës për t’i qetësuar foshnjat e tyre që qajnë apo t’i lënë të qajnë deri të flenë?

Lifestyle

21/02/2017 18:12

Tani shkencëtarët thonë se foshnjat flenë më mirë dhe zgjohen më pak gjatë natës nëse lihen të qetësohen vetë.

Në disa teste, ekspertët e gjumit gjetën se kjo taktikë bëri që edhe anëtarët e tjerë të familjes të bëjnë më shumë sy gjumë, transmeton Gazeta Express.

Profesori Michael Gradisar përdori në studimin e tij dy teknika të kontrollimit të të qarës – gjithashtu edhe duke i lënë prindërit që t’i qetësonin foshnjat kur dëshironin.

Ai gjeti se metodat e kontrollimit të të qarës nuk kishin efekte të dëmshme as në prindër as në foshnje. Profesori Gradisar tha: “Është e natyrshme që prindërit të brengosen për foshnjat që qajnë në kohën e gjumit. Kur dihet se mungesa e gjumit mund të sjellë shumë probleme shëndetësore, ne besojmë se këto rezultate do të shtojnë një tjetër element në atë se si prindërit i shikojnë reagimet e tyre dhe si i menaxhojnë zakonet e gjumit të foshnjave të tyre”.

Ai i testoi 43 foshnje, të moshës gjashtë deri 16 muajsh, që vuanin nga probleme me gjumë gjatë natës. Foshnjat që ishin lënë të qanin, duke përdorur teknikën e kontrollimit të të qarës, fjetën më mirë gjatë natës dhe ranë në gjumë 10 deri 13 minuta më shpejtë.

Gradisar është një profesor nga Universiteti Flinders në Australi, i cili sugjeron se kjo teknikë mundëson që foshnjat të bien më lehtë në gjumë gjatë natës.