Ja pse dalin puçrat dhe si kurohen

Sa herë e keni parë veten në pasqyrë kur sapo jeni zgjuar dhe keni vënë re se gjatë natës ju janë krijuar puçrra në pjesë të ndryshme të fytyrës? Vini re zona të ënjtura dhe të skuqura në pjesë të ndryshme të trupit tuaj, të cilat nuk ju pëlqejnë aspak?

Lifestyle

20/02/2018 08:49

 

Puçrrat janë një prej problemeve më të padëshiruara nga femrat, të cilat duket se arrijnë të prishin gjithë humorin e tyre, veçanërisht nëse do t’ju duhet të marrin pjesë në një eveniment të rëndësishëm gjatë ditës.

Sipas mjekësisë kineze, puçrrat shfaqen në fytyrë në momentin që organizmi ynë ka një problem dhe nuk funksionon siç duhet. Pra, janë tërësisht të kota kremrat apo ilaçet e tjera për ti eliminuar ato, pasi duhet kuruar tërësisht fiziku, për të pasur një fytyrë të pastër. Ja se cilat janë problemet që mund të keni në organizëm dhe që mund t’i zbuloni në bazë të vendit se ku ju dalin puçrrat.

Në ballë- Puçrrat në ballë vijnë si pasojë e problemeve me fshikëzën e urinës apo në tretjen e ushqimit. Për ti eliminuar ato këshillohet të konsumoni shumë fruta e perime dhe në veçanti fruta të kuqe apo boronica.

Pjesa e poshtme e ballit – Puçrrat në pjesën e poshtme të ballit mund të jenë shenjë e një problemi në zemër. Edhe pse ka ushqime që reduktojnë rrezikun e presionit të lartë dhe sëmundjeve të zemrës, do të ishte mirë të bëni një kontroll tek mjeku.

Në veshë – Edhe pse mund të duket absurde, puçrrat mund të dalin edhe në veshë. Në këtë rast mund të jenë simptoma të ndonjë shqetësimi në veshka. Për t’i luftuar ato duhet të evitoni kafen, kripën dhe të pini shumë ujë.

Në pjesën e poshtme të faqeve – Mund të shkaktohen nga problemet e dhëmbëve apo xhenxhivet. Duhet të tregoni kujdes me higjienën orale, të evitoni ushqimet me shumë sheqer dhe të bëni një vizitë tek dentisti.

Në pjesën e mjekrës – Lidhen me probleme hormonale ose gjenitale, por në pjesën më të madhe të rasteve mund të shkaktohen edhe nga stresi, ndaj nuk keni pse të shqetësoheni për to, veçanërisht nëse e dini se jeni duke kaluar një periudhë stresuese.

Në qendër të mjekrës – Puçrrat në këtë pjesë tregojnë për një problem të lidhur me zorrën e hollë apo me stomakun. Ushqimi ideal është ai i mbushur me fibra që ndihmon organizmin apo parandalon problemet intestinale për të luftuar barkun e fryrë.

Në hundë – Tregojnë për probleme të lidhura me pankreasin. Për ti evituar ato duhet të mbani larg ushqimet me yndyrë, veçanërisht ato të skuqura.

Qafë dhe kraharor – Mund të shkaktohen nga stresi apo nga infeksione të ndryshme. Nëse vini re se ato ju shfaqen shumë shpesh dhe me një frekuencë të caktuar, bëni mirë të konsultoheni me një mjek.

Në pjesën e sipërme të faqeve – Këto puçrra mund të shkaktohen si pasojë e problemeve në mushkëri. Këshilla është të ndaloni së konsumuari duhanin apo të qëndroni larg nga zonat e ndotura dhe personat që konsumojnë duhan.

Në zonën mbi vetull – Kur puçrrat ju shfaqen në zonën e vetullës apo pak mbi vetull duhet të bëni kujdes me mëlçinë. Për ti evituar këto puçrra nuk duhet të konsumoni pije alkoolike dhe ushqime të yndyrshme, të cilat janë shumë të dëmshme për organizmin