Ja pse bini në gjumë gjatë ligjëratave

Dhjetë minutat e para janë periudha kur nxënësit janë më mirë të përqendruar në atë që thotë profesori. Pas kësaj pason një periudhë e përqendrimit të ulët, por ka mënyra për të ndryshuar atë.

Lifestyle

03/08/2014 14:52

John Medina në librin e tij “Rregullat e trurit” paraqiti informacionin mbi këtë çështje duke vënë në dukje se rënia e përqendrimit pas 10 minutash është fenomen natyror. Megjithatë, profesori i mirë këtë periudhë mund ta zgjatë ose më mirë ta ringjallë. 
Problemi më i madh në ligjërimet e profesorëve të universitetit është se ata nuk marrin parasysh procesin e të mësuarit dhe mësimdhënies në teori, konsideron Medina. Një profesor i mirë dhjetë minuta prezanton ndryshimet në ligjëratë për të rifituar vëmendjen e nxënësve.
Këto variacione mund të arrihen në disa mënyra – nga përfshirja e aktiviteteve të nxënësve në klasë në një periudhë kur nxënësit bëjnë pyetje. Kryesore është që të arrini angazhimin e nxënësve, vëri në dukje autori, duke shtuar se problemi është se shumica e profesorëve në ligjërata shihen si të mërzitshëm nga ana e studentëve dhe jo-komunikues. Komunikimi student-profesor është shumë i rëndësishëm gjatë ligjëratave. Nëse studentët nuk do të kontribuojnë në komunikim, ata humbasin fokusin, dhe shumë prej tyre flejnë.