Ja pse anijet më nuk do të përplasen me akuj

Imagjinoni çfarë mund të ndodhë nëse një ajsberg përplaset me një anije të madhe, ose me një platformë nafte. Megjithatë, teknologjia tregon se së shpejti, lëvizja e akujve gjigantë të Oqeanit Arktik, do të monitorohet dhe do të dëgjohet.

Fun

26/06/2016 17:43

Kjo është ideja e zhvillimit të një sistemi të “Akull- Monitorimi”, e cila do të vihet në zbatim nga firma norvegjeze “Kongsberg”.

Plani ka të bëjë me instalimin e një rrjeti të caktuar të sensorëve, rreth 200 metra nën sipërfaqen e detit, e cila do të përdoret si radio-lokator për të dëgjuar dhe gjetur vendndodhjen e lëvizjes së akullit. Sistemi “Kongsberg” do të përdorë frekuenca akustike mes 10 dhe 15 kilohertz.

Sensorët individualë do të ankorohen në shtratin e detit dhe do të komunikojnë me valë me njëri-tjetrin për të kryer procesin e monitorimit. Ky sistem mendohet të parandalojë incidentet detare për shkak të akujve.