Ja pse Ancelotti do të shkarkohet

Carlo Ancelotti ka një arsye shtesë që t’i frikësohet shkarkimit nga Real Madrid, pas përfundimit të këtij sezoni.

Sport

27/03/2015 17:16

Carlo Ancelotti është nën presion të madh.

Trajneri italian spekulohet se do të shkarkohet në fund të këtij sezoni nga Real Madrid.

E atij frikën do t’ia shtojë bilanci i deritashëm i karrierës së tij ku në shumicën e skuadrave të mëdha u largua pas dy edicionesh.

Juventus, Chelsea, Paris Saint-Germain, ishin ekipet që ai i drejtoi për dy stinorë para largimit në fund.

Tek Reali është aktualisht në vitin e dytë, andaj e di mirë se çfarë mund ta pres nëse dështon në fund të tij.