Ja premtimi i Elhaida Danit

Një ditë pas përfundimit të festivalit Eurosong, Elhaida Dani përmes një postimi në Facebook, i është drejtuar të gjithë shqiptarëve..

ShowBiz

24/05/2015 23:14

Ky është postimi i këngëtares Dani

“Ndihem e përulur ndaj mbështetjes që më keni dhënë… Them me plot gojën që ia vlejtën muaj e muaj punë, fjalë të padrejta, netë të tëra pa gjumë dhe lodhja, pasi në këto ditë kam parë një komb të bashkuar si rrallë herë, për një këngë, për mua”; shkruan Elhaida Dani, transmeton lajmi.net

“Të jesh në atë skenë nuk është e lehtë. Duke pas përgjegjësinë të përfaqësojë vendin tim më ka emocionuar shumë dhe ndoshta më mirë, pasi çdo tingull që kam nxjerr nga trupi im ka qenë i vërtetë, i saktë apo jo , ai ka qenë i sinqertë dhe i ndjerë si asnjëherë më parë.

Ky status është vetëm për ju, të gjithë ju që me mbështetet. Për votat e shumta që shpenzuat për mua gjithë shqiptarët në të gjithë botën. Tani nuk duhet të mërzitemi pasi më besoni, do punoj shumë që emrin e Shqipërisë ta marr me vete edhe në skena më të mëdha.

Ju dua shumë vërtetë. Ju përqafoj unë, dhe familja ime që ju falënderon sinqerisht”, ka shkruar këngëtarja. Lajmi.net