Ja përse duhet t’i vini Screen Lock telefonit tuaj sa më parë – Lajmi.net
Ja përse duhet t’i vini Screen Lock telefonit tuaj sa më parë
Autori: Lajmi.net Auto & TekTeknologji 18:58, 16 March 2017
Ndërkohë që çdo ditë shohim në lajme të dhëna të cilat dalin nga pajisjet personale të njerëzve të famshëm , të gjithë ne duhet të fillojmë të shqetësohemi për sigurinë e telefonit tonë.

Epo siç duket jo të gjithë shqetësohen sa duhet pasi sipas një studimi rreth 28% e personave nuk vënë asnjë lloj barriere për të hyrë në telefonin e tyre.

Nëse ju nuk i vini lock telefonit tuaj , çdokush mund të hyjë në telefonin tuaj, sipas TechSot.

Nëse nuk e keni problem që prindërit dhe bashkëshortët tuaj të shikojnë fotot dhe mesazhet, ju padyshim do ta kishit problem nëse një i huaj do ta bënte.

Për më tepër në rast vjedhje të telefonit , ju të paktën do ta bllokonit që vjedhësi të ketë akses në telefonin tuaj.

Ta keni telefonin gjithmonë të update-uar është shumë e domosdoshme.

Nga një studim u zbulua nga TechSot se vetëm 40% e e njerëzve e update-ojnë pajisjen e tyre vetëm atëherë kur e shikojnë të nevojshëm, ndërsa 14% e tyre u shprehën se kurrë nuk e kanë bërë një gjë të tillë. Nga studimi doli që vetëm 22% e njerëzve i vendosin screen lock telefonit të tyre dhe e mbajnë të update-uar sistemin operativ.

 

Fjalët kyçe: lock screen, Telefoni

Fotolajm

Pandat gjigante mbushin 1 vjeç në Makao
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Bike Rivals
  • Play Stealth Sniper
  • Play Pro Kicker Frenzy
  • Play Bow Master Japan