Ja përgjigja e Ozilit për kritikuesit

Mesut Ozil ka mbrojtur vendimin e tij për të ndërruar fanellën me Kondogbian, duke thënë se ajo që është më e rëndësishme të bisedohet tani është eliminimi nga Monaco.

Sport

18/03/2015 18:31

Ozil është kritikuar shumë nga tifozët e Arsenalit, për shkak se ndërroi fanellën me lojtarin e Monacos, edhe pse skuadra e tij u eliminua nga Liga e Kampionëve.

Sidoqoftë, ai e mbrojti vetën e tij duke i thënë këto fjalë: “Kondogbia ma kërkoi mua fanellën dhe kështu unë pranova të bëj një gjë të tillë”, tha Ozil për Sky Sports Germany.

“Ndoshta unë është dashur që të ja jap atij fanellën në tunel. Por seriozisht djema, a është më e rëndësishme të diskutohet për eliminimin apo për shkëmbimin e fanellave”, përfundoi Ozil.