Ja për sa minuta u rregulluan flokët e Dukeshës në ditën e saj më të rëndësishme

Pamja e jashme gjatë kurorëzimit, e tashmë dukeshës Meghan Markle po komentohet gjithandej.

ShowBiz

20/05/2018 19:43

Grimi i lehtë, fustani i thjeshtë ishin vetëm dy nga detajet në të cilin mediat dhe publiku e kishin fokusin, duke mos harruer edhe kurorën që barte në kokë dhe unazën e shtrenjtë, transmeton lajmi.net

Mirëpo pa u komentuar nuk ishin as modeli i saj i flokëve, model ky që u cilësua si i ‘mahnitshëm’. Pavarësisht kësaj kishte edhe prej atyre që kritikuan për ‘fijet e shprishura të flokëve’.

Mediat kanë shkruar se floktari i saj Serge Normant ka bërë të ditur se stilimi i flokëve të Meghan i ka marrë 45 minuta kohë.

“Nuk mori shumë kohë 45 minuta deri në një orë”, tha 52 vjeçari./Lajmi.net/