Ja për çka u dënuan me vetëm 19 vjet burg inspektorët e Isa Mustafës të përfshirë në krimin e ndërtimeve 

Ish-inspektorët e Komunës së Prishtinës janë shpallur fajtor të premten nga Gjykata Themelore në Prishtinë. Të gjithë të pandehurit për krim të organizuar, për ndërtimet e kunderligjshme, janë dënuar me rreth 20 vjet burg.

Lajme

20/04/2018 14:06

Shefi i sektorit të Inspektoratit, Ismet Haliti, është dënuar me 3 vjet e 6 muaj burgim, për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe me 1000 euro gjobë për armëmbajtje pa leje.

Në aktgjykimin e shpallur nga kryetari i trupit gjykues, Beqir Kalludra, Ismet Halitit i konfiskohen veturat dhe para në shumën prej 11 mijë eurosh si dhe pistoleta.

Ekzekutuesi, Skënder Canolli, është shpallur fajtor për keqpërdorim të pozitës zyrtare si dhe armëmbajtje pa leje, i cili është dënuar me 2 vjet e 6 muaj burgim si dhe me 1 mijë euro gjobë për armëmbajtje pa leje.

Skënder Canollit, po ashtu i konfiskohet, makina e tipit “Passat” dhe 10 mijë franga zvicerane, shkruan lajmi.net.

Inspektorja Blerina Syla është dënuar me dy vjet burgim për keqpërdorim të pozitës zyrtare, Vehbi Abdullahu, gjithashtu më dy vjet burgim, Blerim Ibishi me dy vjet, Mergim Shala, me dy vjet dhe gjithashtu i konfiskohet banesa në lagjen “Kalabria”, derisa Drita Rukiqi është dënuar me 1 vit e 6 muaj, Arbenita Ajeti 1 vit e 6 muaj, Ardian Muhadri me 1 vit burgim, Granit Cenaj 1 vit burgim.

Kurse, afaristi Qemajl Pozhegu, është dënuar me 20 mijë euro gjobë për falsifikim të dokumenteve.

Në aktakuzën që e ka parë lajmi.net, e cila përbëhet prej 292 faqeve, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës pretendonte se të pandehurit Ismet Haliti, Skënder Canolli, Blerina Syla, Vehbi Abdullahu, Blerim Ibishi, Ardian Muhadri, Arbenita Ajeti, Mërgim Shala, Granit Cenaj dhe Drita Rukiqi, në pozitën e inspektorëve të ndërtimit në Komunën e Prishtinës, gjatë periudhës kohore 2010 – 2014, nuk i kanë përmbushur detyrat zyrtare sipas ligjit.

Po sipas Aktakuzës, të pandehurit Ismet Haliti, Skender Canolli, Blerina Syla, Vehbi Abdullahu, Blerim Ibishi, Ardian Muhadri, Arbenita Ajeti, Mergim Shala, Granit Cenaj, dhe Drita Rukiqi, si persona zyrtarë në Drejtorinë e Inspekcionit -Sektori i Inspekcionit të Ndërtimit në Komunën e Prishtinës, në periudhën kohore janar 2010 – mars 2014, me qëllim të përfitimit të dobisë për vete dhe për të tjerët, me dashje nuk e kanë përmbushur detyrën e tyre zyrtare, që kanë qenë të obliguar t’i ndërmarrin sipas detyrës së tyre zyrtare, ashtu që nuk i kanë parandaluar dhe nuk i kanëndërprerë ndërtimet kunderligjore si dhe nuk i kanë ekzekutuar vendimet për rrënimin e objekteve që ndërtoheshin në mënyrë kunderligjore në territorin e Komunës së Prishtinës, duke vepruar si grup kriminal, i cili ka shfrytëzuar pozitën e tyre zyrtare për kryerjen e veprave penale, të cilin grup e ka drejtuar dhe menaxhuar i pandehuri Ismet Haliti, ushtrues detyre (UD) i shefit të Sektorit të Inspekcionit për Ndërtim, ndërsa anëtarët e tjerë të grupit të pandehurit: Blerina Syla, Vehbi Abdullahu, Blerim Ibishi, Ardian Muhadri, Arbenita Ajeti, Mergim Shala, Granit Cenaj dhe Drita Rukiqi, si inspektorë për ndërtim, aktivisht kanë marrë pjesë në veprimtaritë kriminale të grupit, duke e ditur se pjesëmarrja e tillë do të kontribuojë në realizimin e veprimtarive kriminale të grupit, në atë mënyrë që, pasi që kanë identifikuar objektet kolektive banesore dhe afariste, që ndërtoheshin pa lejen e ndërtimit apo në kundërshtim me lejen e ndërtimit në lokacione të ndryshme të Komunës së Prishtinës, nuk i kanë mbyllur vendndërtimet.

Po ashtu, nuk e kanë larguar personelin dhe mjetet materiale nga vendndërtimet, nuk kanë bërë fletëparaqitje kundërvajtëse ndaj investitorëve dhe nuk kanë ndërmarrë veprime të parapara me ligj për ekzekutimin e vendimeve për rrënim.

Ndërkaq për të ilustruar se kinse janë duke kryer detyrën e tyre zyrtare, ata kanë hartuar procesverbale dhe vendime për rrënim, dhe atë jo në fazën e hershme të ndërtimit siç i obligonin procedurat dhe standardet ligjore në fushën e ndërtimit, por këtë e bënin kryesisht në kohën kur objektet ishin në fazën e avancuar të ndërtimit, të cilat vendime i kanë dërguar tek i pandehuri Ismet Haliti, i cili nuk ka ndërmarrë masa të cilat ka qenë i detyruar t’i ndërmerr që këto vendime të ekzekutohen, ndërsa në kundërshtim me detyrën e tij zyrtare, ka realizuar takime dhe kontakte me investitorë: Isen Sadiku nga Kompania “Hysi Group”, Ymer Veliu nga Kompania “Naki Trade”, Arbër Kryeziu nga Kompania “Al Pertrol”, Bedri Prishtina nga Kompania “Tregtia”, Shefik Rexhepi nga Kompania “Euro Abi”, Azem Rusinovci nga Kompania “Reforma”, Bejtush Gashi nga Kompania “VG Construction” dhe Fisnik Morina nga Kompania “ART Group”, duke iu siguruar që ata të vazhdojnë papenguar ndërtimin e objekteve të tyre të kunderligjshme, si dhe i pandehuri Skender Canolli, si zyrtar për përmbarim, aktivisht ka marrë pjesë në veprimtaritë kriminale të grupit, duke ditur se pjesëmarrja e tillë do të kontribuoj në realizimin e veprimtarive kriminale të grupit, kështu që nuk i ka ekzekutuar gjithsej tridhjetë e gjashtë vendime për rrënim, të cilat i kanë nxjerr inspektorët e ndërtimit.

Si rrjedhojë të gjithë të pandehurit së bashku u kanë mundësuar investitorëve që të vazhdojnë ndërtimin e objekteve kunderligjore, në të shumtën e rasteve edhe t’i përfundojnë ndërtimet dhe të pajisen me leje të ndërtimit, respektivisht t’i legalizojnë këto objekte, duke iu siguruar në këtë mënyrë investitorëve dobi të mëdha materiale nga shitja e banesave dhe lokaleve në shumë të përgjithshme prej 28.503,922,00 euro, si dhe pasurimin material dhe financiar për vete: i pandehuri Ismet Haliti veturën e markës Audi Q7, me targa 01-900-FG, prodhuar në vitin 2008 në vlerë prej 37.000,00 euro, veturën e markës VW Golf me targa 01-326-FP, prodhuar në vitin 2009 në vlerë prej 12.500€ dhe një veturë tjetër e markës VW Golf me targa 01-421-FL, e prodhuar në viti 2009, në vlerë prej 16.800,00€, të gjitha të paguara me para kesh, si dhe parat në shumë prej 11.000,00€ të gjetura në shtëpinë e tij gjatë bastisjes, i pandehuri Skender Canolli veturën e markës VW Passat, me targa 01-714-FL, prodhuar në vitin 2008, në vlerë prej 20.000,00€, e paguar me para kesh, si dhe paratë në shumë prej 10.560,00 franga zvicerane, 2.600,00$ amerikan dhe 1.880,00€, të gjetura në shtëpinë e tij gjatë bastisjes, dhe i pandehuri Mërgim Shala banesën në lagjën “Kalabria”, Lamela 2, kati II, banesa nr. 08 me sipërfaqe prej 76.3m2, në vlerë prej 38.150,00 euro.

Aktakuza

Sipas Aktakuzës, të pandehurit Blerina Syla, Arbenita Ajeti, Granit Cenaj dhe Drita Rukiqi, inspektorë të ndërtimit, përgjegjës për zonën “Lakrishte” në Prishtinë, dhe të pandehurit Ismet Haliti, UD i shefit të Sektorit të Inspekcionit për Ndërtim dhe Skender Canolli, zyrtarë për përmbarim, nga data 27.01.2010 deri më 05.11.2013, nuk i kanë ndërprerë ndërtimet kunderligjore dhe nuk i kanë ekzekutuar vendimet për rrënim në dy objekte banesore afariste të cilat gjenden në rrugën “Tirana” të investitorit NTSH “EXPORT-IMPORT-NAZI” dhe “HYSI GROUP”, me përfaqësues Isen Sadiku, ashtu që të pandehurat Blerina Syla dhe Arbenita Ajeti kanë lëshuar formalisht procesverbale në të cilat kanë konstatuar ndërtimin e lamelës “A” dhe lamelës “B” në kundërshtim me lejen e ndërtimit, ndërsa i pandehuri Granit Cenaj ka lëshuar vendim për rrënim, 09 nr. 356-2280 të datës 23.04.2013, me konstatim se investitori ka kryer ndërtimin e fazës së katërt të lamelës “A” dhe “B”, duke bërë tejkalim të lejes së ndërtimit në lamelën “A” me dy nivele pa leje (8 dhe 9) dhe në katin e pestë dhe gjashtë nga 110m2, ndërsa në katin e shtatë 200m2, si dhe në lamelën “B” ka bërë tre nivele (5, 6 dhe 7) pa leje ndërtimi, si dhe e pandehura Drita Rukiqi, ka lëshuar vendim për rrënim, 09 nr. 356-2280 të datës 09.07.2013, duke konstatuar se investitori ka vazhduar punimet në lamelën “B”, ku ka bërë betonimin e pllakës së katit të tetë mbi përdhese pa lejen e ndërtimit si dhe në lamelën “A” ka bërë tejkalimin e sipërfaqes së lejuar në katin e njëmbëdhjetë mbi përdhese, si dhe ka bërë betonimin e shtyllave në mes të dy lamelave me dimension 50.00×18.00m2 në katin e pestë mbi përdhese pa leje ndërtimi, me çka i kanë mundësuar investitorit NTSH “EXPORT-IMPORT-NAZI” dhe “HYSI GROUP” që të ndërtojë objektin banesor afarist në parcelën e cila përfshin një pjesë të pronës shoqërore, si dhe nëkundërshtim me lejen e ndërtimit me tejkalim prej 10296m2, dhe në këtë mënyrë të realizoj përfitim material nga shitja e banesave në shumë prej 6.047.688,00€.

Të pandehurit Vehbi Abdullahu, Granit Cenaj dhe Blerim Ibishi, inspektorë të ndërtimit, përgjegjës për zonën “Dodona” në Prishtinë, dhe të pandehurit Ismet Haliti, UD i shefit të Sektorit të Inspekcionit për Ndërtim dhe Skender Canolli, zyrtarë për përmbarim, nga data 17.09.2010 deri më 27.12.2013, nuk i kanë ndërprerë ndërtimet kunderligjore dhe nuk e kanë ekzekutuar vendimin për rrënim, 09 nr. 354-25881 të datës 03.07.2012, në objektin që gjendet në rrugën “Ardian Krasniqi”, me çka i kanë mundësuar investitorit “NAKI TRADE” me pronar Milazim dhe Ymer Veliu, që të ndërtoj objektin banesor afarist pa lejen e ndërtimit dhe në këtë mënyrë të realizoj përfitim material, nga shitja e banesave në shumë prej 1.758.255,00€.

Të pandehurat Arbenita Ajeti dhe Blerina Syla, inspektorë të ndërtimit, përgjegjëse për zonën “Veternik” në Prishtinë, dhe të pandehurit Ismet Haliti, UD i shefit të Sektorit tëInspekcionit për Ndërtimdhe Skender Canolli, zyrtarë për përmbarim, nga data 22.09.2010 deri më 13.11.2013 nuk i kanë ndërprerë ndërtimet kunderligjore dhe nuk e kanë ekzekutuar vendimin për rrënim 09 nr. 354-24968 të datës 06.06.2012 në objektin i cili gjendet në rr. “Holger Petersen”, me çka i kanë mundësuar investitorit “PRISHTINA E RE”, me pronar Mentor Bytyqi, që të ndërtojë objektin kolektiv banesor nëntë katesh pa lejen e ndërtimit, dhe në këtë mënyrë të realizoj përfitim material, nga shitja e banesave në shumë prej 1.242.318,00€.

Të pandehurit Mërgim Shala dhe Arbenita Ajeti, inspektorë të ndërtimit, përgjegjës për zonën “Kalabria” rruga “Rexhep Krasniqi” në Prishtinë, duke filluar nga data 01.10.2010, nuk i kanë ndërprerë ndërtimet dhe nuk kanë nxjerr aktvendim për rrënimin e dy objektevekolektive banesoreafariste, që ndërtoheshin pa lejen e ndërtimit nga investitori “OTI COM” me pronar Xhafer Rrmoku, i cili ka arritur që të ndërtoj dy objekte: Lamela 2 dhe Lamela 3 pa lejen e ndërtimit, ndërsa pasi që me datë 14.06.2011 investitori është pajisur me lejen e ndërtimit për Lamelën 3 me etazhitet 2B+P+6 ai e ka tejkaluar lejen e ndërtimit duke ndërtuar objektin me etazhitet 2B+P+7, si dhe nuk i është përmbajtur projektit kryesor në bazë të cilëit i është lëshuar leja e ndërtimit ashtu që në kundërshtim me projektin kryesor ka ndërtuar shkallët nga betoni për qasje në pllaton para lokalit afarist, që do të thotë se ka shtuar një pjesë të etazhit më shumë si dhe shkallët të cilat nuk figurojn në projekt, duke realizuar në këtë mënyrë përfitim material nga shitja e banesave në Lamelën 2 shumën prej 731.105,00€, si dhe në Lamelën 3 shumën prej 600.239,00€.

Të pandehurit Mërgim Shala, Ardian Muhadri, Vehbi Abdullahu dhe Blerim Ibishi, inspektorë të ndërtimit, përgjegjës për zonën “Arbëria” në Prishtinë, dhe të pandehurit Ismet Haliti, UD i shefit të Sektorit të Inspekcionit për Ndërtim dhe Skender Canolli, zyrtarë për përmbarim, nga data 09.06.2011 deri më 13.12.2013, nuk i kanë ndërprerë ndërtimet kundërligjore dhe nuk e kanë ekzekutuar vendimin për rrënim, 09 nr. 354-9730 të datës 03.05.2012, në objektin që gjendet në rrugën “Halim Spahiu”, me çka i kanë mundësuar investitorit “AS PROJECT” me pronar Fisnik Avdyli, që të ndërtojë pa lejen e ndërtimit objektin banesor afarist, dhe në këtë mënyrë të realizoj përfitim material nga shitja e banesave në shumë prej 937.580.00€.

E pandehura Blerina Syla, inspektore e ndërtimit, përgjegjëse për zonën “Mati I” në Prishtinë, dhe të pandehurit Ismet Haliti, UD i shefit të Sektorit të Inspekcionit për Ndërtim dhe Skender Canolli, zyrtarë për përmbarim, nga data 05.08.2011nuk i kanë ndërprerë ndërtimetkundërligjore dhe nuk e kanë ekzekutuar vendimin për rrënim 09 nr. 356-22391 të datës 23.10.2012, në objektin që gjendet në rr. “Muharrem Fejza”, me çka i kanë mundësuar investitorit “VG CONSTRUCTION” me pronar Bejtush Gashi, që ta ndërtoj objektin banesor afarist pa lejen e ndërtimit dhe me datë 18.06.2014 të pajiset me lejen e ndërtimit, dhe në këtë mënyrë të realizoj përfitim material nga shitja e banesave në shumë prej 1.879.797,00€;

I pandehuri Mërgim Shala, inspektor i ndërtimit, përgjegjës për zonën “Arbëria” në Prishtinë, dhe të pandehurit Ismet Haliti, UD i shefit të Sektorit të Inspekcionit për ndërtim dhe Skender Canolli, zyrtarë për përmbarim, nuk i kanë ndërprerë ndërtimet kundërligjore dhe nuk e kanë ekzekutuar vendimin për rrënim nr. 09.356-1268 të datës 20.04.2012, në objektin që është ndërtuar nga investitori “Dumnica Group” me pronarë Nexhat Dumnica, sipas lejes së ndërtimit të datës 01.09.2011, për ndërtimin e objektit C2-10 dhe objektit D3 në lagjen “Arbëria” me etazhitet 2B+P+7, në të cilin objekt gjatë ndërtimit investitori ka tejkaluar lejën e ndërtimit ashtu që në katin e tetë ka bërë zgjerimin, me çka ka realizuar përfitim material në sipërfaqe prej 200m2.

Të pandehurit Blerim Ibishi dhe Arbenita Ajeti, inspektorë të ndërtimit, përgjegjës për zonën “Lakrishte” në Prishtinë, dhe i pandehuri Ismet Haliti, UD i shefit të Sektorit të Inspekcionit për Ndërtim, nga data 30.11.2011 deri më 10.10.2012, nuk i kanë ndërprerë ndërtimet kundërligjore dhe nuk kanë nxjerrë vendim për rrënim, duke i mundësuar në këtë mënyrë investitorit “RAMIZ SADIKU” me pronar Avdi Krasniqi që të filloj ndërtimin e objektit pa lejen e ndërtimit C4/1 që gjendet në rrugën “Tirana”, dhe me datë 10.10.2012 të pajiset me lejen e ndërtimit për kompleksn banesor të bllokut C4 me etazhitet P+10, si dhe me datë 12.08.2013 të pajiset me lejen e ndërtimit për kompleksin banesor C4/2, blloku A, B, C dhe D, ndërsa i pandehuri Granit Cenaj edhe pse në procesverbalin e datës 13.05.2013 ka konstatuar se investitori në kuadër të objekteve për të cilat ka pasur lejen e ndërtimit, ka filluar ndërtimin edhe të një objekti pa lejen e ndërtimit me etazhitet 2B+P+2 nuk ka nxjerr vendim për rrënim të këtij objekti, dhe e pandehura Drita Rukiqi, pasi që është bërë përgjegjëse për zonën e lartcekur, nuk ka ndërmarrë asnjë veprim në kuadër të detyrave të saja për ndalimin e punimeve dhe rrënimin e këtij objekti, si dhe i pandehuri Ismet Haliti edhe pse ka pasur njohuri për ndërtimin e një objekti pa lejen e ndërtimit nuk ka ndërmarrë masa për ndalimin e ndërtimit dhe nxjerrjen e vendimit për rrënim, me çka të pandehurit i kanë mundësuar investitorit të lartcekur që të ndërtoj në kuadër të objekteve për të cilat ka poseduar lejen e ndërtimit edhe një objekt kolektiv banesor pa lejen e ndërtimit me etazhitet B+P +2,dhe në këtë mënyrë të realizoj përfitim material nësipërfaqe prej 898.11m2.

Të pandehurit Blerina Syla dhe Granit Cenaj, inspektorë të ndërtimit, përgjegjës për zonën “Mati I” në Prishtinë, dhe i pandehurit Ismet Haliti, UD i shefit të Sektorit të Inspekcionit për Ndërtim, nga data 26.03.2012 deri më 17.09.2012, nuk i kanë ndërprerë ndërtimet kundër ligjore dhe nuk kanë nxjerr vendim për rrënim duke i mundësuar investitorit “BURIMI COMMERCE”, me pronar Isuf Berisha, që të ndërtoj pa lejen e ndërtimit objektin kolektiv banesor që gjendet në rrugën “Muharrem Fejza”, dhe pasi që me datë 17.09.2012 investitori është pajisur me leje për ndërtim, i njëjti ka vazhduar ndërtimin e objektit duke mos respektuar lejen e ndërtimit, në atë mënyrë që sipas projektit kryesorë dimenzionet e objektit në bazë ishin 16.4x13m ndërsa dimenzionet të realizuara gjatë ndërtimit janë 19.21×13.61m, për deri sa distanca e përcaktuar sipas projektit nga parcela fqinjë (familja Lakna) ishte 8.85m, ndërsa objekti i ndërtuar është në distancë nga parcela fqinjë 3.63m (pika fillestare) respektivisht 4.09m (pika përfundimtare), si dhe ballkonat i kanë vendosur nga ana e familjes Lakna, pra nuk i ka realizuar sipas projektit mirëpo edhe pse të pandehurit kanë pasur njohuri për këtë ndërtim kundërligjor, asnjëherë nuk kanë nxjerrë vendim për ndërprerjen e punimeve e as vendim për rrenim, kështu që investitori ka arritur që ta përfundoj ndërtimin e objektit dhe nga shitja e banesave të përfitoj shumën prej 1.044,735,00€.

Të pandehurit Vehbi Abdullahu, Granit Cenaj, Blerim Ibishi dhe Ardian Muhadri, inspektorë të ndërtimit, përgjegjës për zonën “Ilirida” në Prishtinë, dhe të pandehurit Ismet Haliti, UD i shefit të Sektorit të Inspekcionit për Ndërtim dhe Skender Canolli, zyrtarë për përmbarim, nga data 24.04.2012 deri më 27.12.2013 nuk i kanë ndërprerë ndërtimet kunderligjore dhe nuk e kanë ekzekutuar vendimin për rrënim, 09 nr. 356-15029 të datës 08.05.2012, në objektin që gjendet në rrugën “Xheladin Gurbaliu”, me çka i kanë mundësuar investitorit “NAKI TRADE” me pronar Imer dhe Milazim Veliu që të ndërtoj objektin kolektiv banesor pa lejen e ndërtimit, dhe në këtë mënyrë të realizoj përfitim material nga shitja e banesave në shumë prej 1.150.935,00€.

Të pandehurit Ardian Muhadri dhe Blerim Ibishi, inspektorë të ndërtimit, përgjegjës për zonën “Normale” në Prishtinë, dhe të pandehurit Ismet Haliti, UD i shefit të Sektorit të Inspekcionit për Ndërtim dhe Skender Canolli, zyrtarë për përmbarim, nga data 26.11.2012 deri më 31.10.2013, nuk i kanë ndërprerë ndërtimet kunderligjore dhe nuk e kanë ekzekutuar vendimin për rrënim, 09 nr. 356-43839 të datës 08.01.2013, në objektin që gjendet në rrugën “Shpëtim Robaj”, me çka i kanë mundësuar investitorit “BATUSHA” me pronar Kadri Batusha, që të ndërtoj objektin kolektiv banesor pa lejen e ndërtimit, dhe në këtë mënyrë të realizoj përfitim material nga shitja e banesave në shumë prej 932.770,00€ .

Të pandehurit Arbenita Ajeti, Granit Cenaj dhe Blerina Syla, inspektorë të ndërtimit, përgjegjës për zonën “Kalabria” në Prishtinë, dhe të pandehurit Ismet Haliti, UD i shefit të Sektorit tëInspekcionit për Ndërtim dhe Skender Canolli, zyrtarë për përmbarim, nga data 22.01.2013 deri më 23.10.2013, nuk i kanë ndërprerë ndërtimet kunderligjore dhe nuk e kanë ekzekutuar vendimin për rrënim, 09 nr. 356-90977 të datës 09.07.2013, në objektin që gjendet në rrugën “Shefqet Shkupi”, me çka i kanë mundësuar investitorit “OTI COM” me pronar Xhafer Rrmoku, që të ndërtojë objektin kolektiv banesor pa lejen e ndërtimit, Blloku 1, Lamela 1, dhe në këtë mënyrë të realizoj përfitim material nga shitja e banesave në shumë prej 596.645,00€.

Të pandehurit Vehbi Abdullahu dhe Blerim Ibishi, inspektorë të ndërtimit, përgjegjës për zonën “Mati I” në Prishtinë, dhe të pandehurit Ismet Haliti, UD i shefit të Sektorit të Inspekcionit për Ndërtim dhe Skender Canolli, zyrtarë për përmbarim, nga data 16.04.2013 deri më 10.01.2014, nuk i kanë ndërprerë ndërtimet kundërligjore dhe nuk e kanë ekzekutuar vendimin për rrënim, 09 nr. 356-53852 të datës 29.10.2013, me çka i kanë mundësuar investitorit “ARKOS” me pronar Visar Tahiri, që të ndërtojë pa lejen e ndërtimit objektin kolektiv banesor me dy kulla me etazhitet 2B+P+10, dhe në këtë mënyrë të realizoj përfitim material nga shitja e banesave në shumë prej 779.453,00€, ku pastaj investitori me datë 26.03.2014 është pajisur me lejen e ndërtimit.

E pandehura Blerina Syla, inspektore e ndërtimit, përgjegjëse për zonën “Hajvali” në Prishtinë, dhe të pandehurit Ismet Haliti, UD i shefit të Sektorit të Inspekcionit për Ndërtim dhe Skender Canolli, zyrtarë për përmbarim, i kanë mundësuar përfitim material investitorit “MABETEX” me pronarë Islam Pacolli, ashtu që duke filluar nga data 02.05.2013 nuk i kanë ndërprerë ndërtimet kundërligjore dhe nuk e kanë ekzekutuar vendimin për rrënim, 09 nr. 356-143275 të datës 01.11.2013, ku pastaj investitori me datë 26.11.2013 ka arritur të pajiset me lejen e ndërtimit.

Të pandehurit Granit Cenaj dhe Drita Rukiqi, inspektorë të ndërtimit, përgjegjës për zonën “Lakrishte” në Prishtinë, dhe të pandehurit Ismet Haliti, UD i shefit të Sektorit të Inspekcionit për Ndërtim dhe Skender Canolli, zyrtarë për përmbarim, nga data 20.05.2013 deri më 09.09.2013, nuk i kanë ndërprerë ndërtimet kundërligjore dhe nuk e kanë ekzekutuar vendimin për rrënim, 09 nr. 356-86020 të datës 09.07.2013, në objektin që gjendet në rrugën “Kosta Novakoviq”, duke i mundësuar investitorit “PRIME GROUP” me pronar Ekrem Qarolli, që të ndërtoj objektin banesor afarist pa lejen e ndërtimit, dhe në këtë mënyrë të realizoj përfitim material nga shitja e banesave në shumë prej 3.559,938,00€, ku pastaj investitori me datë 09.09.2013ka arritur të pajiset me lejen e ndërtimit.

Të pandehurit Mërgim Shala, Drita Rukiqi, Ardian Muhadri dhe Vehbi Abdullahu, inspektorë të ndërtimit, përgjegjës për zonën “Arbëria” në Prishtinë, dhe të pandehurit Ismet Haliti, UD i shefit të Sektorit të Inspekcionit për Ndërtim dhe Skender Canolli, zyrtarë për përmbarim, nga data 29.05.2013 deri më 27.12.2013, nuk i kanë ndërprerë ndërtimet kundërligjore dhe nuk e kanë ekzekutuar vendimin për rrënim, 09 nr. 356-82553 të datës 15.08.2013, në objektin që gjendet në rrugën “Ahmet Krasniqi” duke i mundësuar investitorit “AGI KOS” me pronar Dashnor Hadri, që të vazhdoj ndërtimin e objektit kolektiv banesor pa lejen e ndërtimit, dhe në këtë mënyrë të realizoj përfitim material nga shitja e banesave në shumë prej prej 432.031,00€.

E pandehura Blerina Syla, inspektore e ndërtimit, përgjegjëse për zonën “Mati I” në Prishtinë, dhe të pandehurit Ismet Haliti, UD i shefit të Sektorit të Inspekcionit për Ndërtim dhe Skender Canolli, zyrtar për përmbarim, nga data 03.06.2013, nuk i kanë ndërprerë ndërtimet kundërligjore dhe nuk e kanë ekzekutuar vendimin për rrënim, 09 nr. 356-92129 të datës 01.11.2013, në objektin që gjendet në rrugën “Ndue Përllëshi”, duke i mundësuar investitorit “NURA GROUP” me pronar Faruk Nura, që të ndërtojë pa lejen e ndërtimit objektin kolektiv banesor,dhe në këtë mënyrë të realizoj përfitim material nga shitja e banesave në shumë prej 929.160,00€, ku pastaj me datë 11.11.2013 investitori ka arritur të pajiset me lejen e ndërtimit.

Të pandehurit Mërgim Shala, Drita Rukiqi, Ardian Muhadri dhe Blerim Ibishi, inspektorë të ndërtimit, përgjegjës për zonën “Arbëria” në Prishtinë, dhe të pandehurit Ismet Haliti, UD i shefit të Sektorit të Inspekcionit për Ndërtim dhe Skender Canolli, zyrtar për përmbarim, nga data 05.06.2013 deri më 27.12.2013, nuk i kanë ndërprerë ndërtimet kundërligjore dhe nuk e kanë ekzekutuar vendimin për rrënim, 09 nr. 356-86705 të datës 05.11.2013, duke i mundësuar investitorit “ART GROUP” me pronar Fisnik Morina, që të ndërtojë pa lejen e ndërtimit objektin kolektiv banesor në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë, dhe në këtë mënyrë të realizoj përfitim material nga shitja e banesave në shumë prej64.650,00€.

Të pandehurit Ardian Muhadri dhe Blerim Ibishi, inspektorë të ndërtimit, përgjegjës për zonën “Tophane” në Prishtinë, dhe të pandehurit Ismet Haliti, UD i shefit të Sektorit të Inspekcionit për Ndërtim dhe Skender Canolli, zyrtarë për përmbarim, nga data 13.06.2013 deri më 27.12.2013, nuk i kanë ndërprerë ndërtimet kundërligjore dhe nuk e kanë ekzekutuar vendimin për rrënim, 09 nr. 356-95146 të datës 05.08.2013, në objektin që gjendet në rrugën “Murat Mehmeti”, duke i mundësuar investitorit “DESHISHKU CONSTRUCTION” me pronar Hashim Deshishku, që të ndërtoj objektin kolektiv banesor pa lejen e ndërtimit, dhe në këtë mënyrë të realizoj përfitim material nga shitja e banesave në shumë prej 1.144.462,00€, ku pastaj investitori me datë 14.05.2014 ka arritur të pajiset me lejen e ndërtimit.

E pandehura Blerina Syla, inspektore e ndërtimit, përgjegjëse për zonën “Mati I” nnë Prishtinë, dhe të pandehurit Ismet Haliti, UD i shefit të Sektorit të Inspekcionit për Ndërtim dhe Skender Canolli, zyrtarë për përmbarim, nga data 24.06.2013 nuk i kanë ndërprerë ndërtimet kundërligjore dhe nuk e kanë ekzekutuar vendimin për rrënim, 09 nr. 356-99636 të datës 18.07.2013, duke i mundësuar investitorit “LIRIMI & ACL” me pronar Misin Thaçi, që të ndërtoj objektin kolektiv banesor pa lejen e ndërtimit,dhe në këtë mënyrë të realizoj përfitim material nga shitja e banesave në shumë prej 262.460,00€, ku pastaj me datë 05.10.2013 investitori ka arritur të pajiset me lejen e ndërtimit.

Të pandehurit Ardian Muhadri, Vehbi Abdullahu dhe Blerim Ibishi, inspektorët e ndërtimit, përgjegjës për zonën “Tophane” në Prishtinë, dhe të pandehurit Ismet Haliti, UD i shefit të Sektorit të Inspekcionit për Ndërtim dhe Skender Canolli, zyrtarë për përmbarim, nga data data 17.07.2013 deri më 27.12.2013, nuk i kanë ndërprerë ndërtimet kunderligjoredhe nuk e kanë ekzekutuar vendimin për rrënim, 09 nr. 356-129412 të datës 26.08.2013, në objektin që gjendet në rr. “Lidhja e Lezhës” duke i mundësuar në këtë mënyrë investitorit “PREMTIMI” me pronar Petrit Gashi, që të ndërtoj objektin kolektiv banesor pa lejen e ndërtimit, dhe në këtë mënyrë të realizoj përfitim material nga shitja e banesave në shumë prej 1.121.695,00€, ku pastaj investitori ka arritur të përfundojë objektin dhe me datë 10.04.2014 të pajiset me lejen e ndërtimit.

I pandehuri Vehbi Abdullahu, inspektor i ndërtimit, përgjegjës për zonën “Tauk Bahçe” në Prishtinë, dhe të pandehurit Ismet Haliti, UD i shefit të Sektorit të Inspekcionit për Ndërtim dhe Skender Canolli, zyrtarë për përmbarim, nga data 23.07.2013 deri më 11.12.2013, nuk i kanë ndërprerë ndërtimet kunderligjore dhe nuk e kanë ekzekutuar vendimin për rrënim, 09 nr. 356-125959 të datës 31.10.2013, në objektin sportiv afarist i cili gjendet në rrugën “Lec Gradica” në Prishtinë, duke i mundësuar investitorit DRITON GËRDOVCI, përfitimin material ashtu që investitori pa lejen e ndërtimit ka arritur të ndërtoj objektin sportiv me dimensione 42x28m2.

E pandehura Blerina Syla,inspektore e ndërtimit, përgjegjëse për zonën “Mati 1” në Prishtinë, dhe i pandehuri Ismet Haliti, UD i shefit të Sektorit të Inspekcionit për Ndërtim, nuk i kanë ndërprerë ndërtimet kunderligjore – gropimin e terrenit për ndërtimin e objektit kolektiv banesor në rrugën “Ndue Përlelshi”, nga investitori “SIMON INVEST” me pronar Ali Slimani, ashtu që e pandehura Blerina Syla në procesverbalin nr. 0005893 të datës 24.07.2013 ka konstatuar se investitori ka filluar gropimin e dheut për ndërtimin e objektit dhe me datë 25.07.2013 ka nxjerr aktvendim për ndërprerjen e punimeve, mirëpo e pandehura Blerina Syla si dhe i pandehuri Ismet Haliti, i cili ka qenë i njoftuar për këtë rast, nuk kanë ndërmarrë masa për ekzekutimin e vendimit për ndalimimin e punimeve, ku pastaj ndërtimin e objektit e ka vazhduar investitori “NDERIMI” me pronar Shaban Aliu, i cili është pajisur me lejen e ndërtimit me datë 25.10.2013.

Të pandehurit Ardian Muhadri, Blerim Ibishi dhe Mërgim Shala, inspektorë të ndërtimit, përgjegjës për zonën “Arbëria” në Prishtinë, dhe të pandehurit Ismet Haliti, UD i shefit të Sektorit të Inspekcionit për Ndërtim dhe Skender Canolli, zyrtarë për përmbarim, nga data 01.08.2013 deri më 27.12.2013, nuk i kanë ndërprerë ndërtimet kundërligjore dhe nuk e kanë ekzekutuar vendimin për rrënim, 09 nr. 356-138458 të datës 05.11.2013, në objektin i cili gjendet në rr. “Ekrem Hoxha”, duke i mundësuar investitorit “REDONI”, me pronar Fadil Maxhuni, që tërealizoj përfitim material duke ndërtuar objektin kolektiv banesor pa lejen e ndërtimit.

Të pandehurat Arbenita Ajeti dhe Blerina Syla, inspektorë të ndërtimit, përgjegjëse për zonën “Qagllavicë” në Prishtinë, dhe të pandehurit Ismet Haliti, UD i shefit të Sektorit të Inspekcionit për Ndërtim dhe Skender Canolli, zyrtarë për përmbarim, nga data 06.08.2013 deri më 04.09.2013, nuk i kanë ndërprerë ndërtimet kunderligjore dhe nuk e kanë ekzekutuar vendimin për rrënim, 09 nr. 356-140662 të datës 23.08.2013, duke i mundësuar investitorit NYSRET GASHI, përfitim material duke ndërtuar pa lejen e ndërtimit objektin afarist – parkingun me dimensione 50.00×20.00m.

E pandehura Blerina Syla, inspektore e ndërtimit, përgjegjëse për zonën “Mati I” në Prishtinë, dhe të pandehurit Ismet Haliti, UD i shefit të Sektorit të Inspekcionit për Ndërtim dhe Skender Canolli, zyrtarë për përmbarim, nga data 13.08.2013 deri më 31.10.2013, nuk i kanë ndërprerë ndërtimet kundërligjore dhe nuk e kanë ekzekutuar vendimin për rrënim, 09 nr. 356-159566 të datës 31.10.2013, në objektin i cili gjendet në rr. “Muharrem Fejza” ashtu që i kanë mundësuar investitorit “PREMIUM CONSTRUCTION” me pronar Fatos Tahiri, që të ndërtojë pa lejen e ndërtimit objektin kolektiv banesor, dhe në këtë mënyrë të realizoj përfitim material nga shitja e banesave në shumë prej 703.765,00€, ku pastaj me datë 16.05.2014 investitori ka arritur të pajiset me lejen e ndërtimit.

Të pandehurit Ardian Muhadri dhe Mërgim Shala, inspektorë të ndërtimit, përgjegjës për zonën “Arbëria” në Prishtinë, dhe të pandehurit Ismet Haliti, UD i shefit të Sektorit të Inspekcionit për Ndërtim dhe Skender Canolli, zyrtarë për përmbarim, nga data 14.08.2013 deri më 27.12.2013, nuk i kanë ndërprerë ndërtimet kundërligjore dhe nuk e kanë ekzekutuar vendimin për rrënim, 09 nr. 356-148840 të datës 05.11.2013, në objektin i cili gjendet në rr. “Ahmet Krasniqi”, me çka i kanë mundësuar investitorit “ZERO GROUP” me pronar Azem Rusinovci, përfitim material duke ndërtuar objektin kolektiv banesor pa lejen e ndërtimit.

Të pandehura Arbenita Ajeti, inspektore e ndërtimit, përgjegjëse për zonën “Kalabria” në Prishtinë, dhe të pandehurit Ismet Haliti, UD i shefit të Sektorit të Inspekcionit për Ndërtim dhe Skender Canolli, zyrtarë për përmbarim, nga data 13.09.2013 deri më 02.10.2013, nuk i kanë ndërprerë ndërtimet kundërligjore dhe nuk e kanë ekzekutuar vendimin për rrënim, 09 nr. 356-172942 të datës 30.09.2013, në objektin i cili gjendet në rr. “Shefqet Shkupi” me çka i kanë mundësuar investitorit “ARDITI GROUP” me pronar Fehat Zeqiri, që të ndërtojë pa lejen e ndërtimit objektin kolektiv banesor, dhe në këtë mënyrë të realizoj përfitim material nga shitja e banesave në shumë prej 247.144,00€, ku pastaj investitori ka arritur të përfundoj objektin dhe me datë 30.07.2014 të pajiset me lejen e ndërtimit.

Të pandehurit Ardian Muhadri, Blerim Ibishi, Vehbi Abdullahu dhe Mërgim Shala, inspektorë të ndërtimit, përgjegjës për zonën “Arbëria III” në Prishtinë, dhe të pandehurit Ismet Haliti, UD i shefit të Sektorit të Inspekcionit për Ndërtim dhe Skender Canolli, zyrtarë për përmbarim, nuk i kanë ndërprerë ndërtimet kundërligjore dhe nuk e kanë ekzekutuar vendimin për rrënim ashtu që të pandehurit Ardian Muhadri, Blerim Ibishi dhe Vehbi Abdullahu në procesverbalin e datës 18.09.2013 kanë konstatuar se investitori NTP “TREGTIA”, me pronar Bedri Prishtina ka ndërtuar objekte kolektive banesore, sipas lejes së ndërtimit nr. 05-351-40763,të lëshuar me datë 14.06.2011 për ndërtimin e objekteve me etazhitet lamelat “A1” B+P+5; “A2” 2B+P+6; “A3” 2B+P+7; “A4” 2B+P+7; “A5” 2B+P+6; “A6” 2B+P+5 dhe se gjatë ndërtimit ka bërë tejkalimin e lejes së ndërtimit duke bërë betonimin e shtyllave të etazhitet nën kulm, ku pastaj i pandehuri Mërgim Shala, në procesverbalin si dhe në vendimin për rrënim, 09 nr. 356-7741 të datës 02.10.2013, ka konstatuar se investitori ka bërë tejkalimin e lejes së ndërtimit, me mbindërtimin e dy kateve në lamelat A1, dhe A6 si dhe një kati në lamelat A2, A3, A4 dhe A5, i cili vendim nuk është ekzekutuar, duke i mundësuar në këtë mënyrë investitorit përfitim material nga shitja e banesave në shumë prej 615.000,00€.

Te pandehura Drita Rukiqi, inspektore e ndërtimit, përgjegjëse për zonën “Pejton” në Prishtinë, dhe të pandehurit Ismet Haliti, UD i shefit të Sektorit të Inspekcionit për Ndërtim dhe Skender Canolli, zyrtarë për përmbarim, nuk i kanë ndërprerë ndërtimet kunderligjore dhe nuk e kanë ekzekutuar vendimin për rrënim, ashtu që edhe pse e pandehura Drita Rukiqi në procesverbalet e datës 25.09.2013, 26.09.2013 dhe 16.10.2013 ka konstatuar se investitori Agim Hyseni është duke bërë zhvendosjen e kulmit dhe ndërtimin e një kati shtesë mbi katin P+3”, që gjendet nërrugën “Kosta Novakoviq”, të pandehurit nuk i kanë ndërprerë ndërtimet kundërligjore dhe nuk e kanë ekzekutuar vendimin për rrënimin, 09 nr. 356-183100 të datës 16.10.2013, me çka i kanë mundësuar investitorit që ta ndërtojë një kat shtesë në objektin ekzistues dhe në këtë mënyrë të realizojë përfitim material.

Të pandehurit Mërgim Shala, Blerim Ibishi dhe Ardian Muhadri, inspektorë të ndërtimit, përgjegjës për zonën “Arbëria” në Prishtinë, dhe të pandehurit Ismet Haliti, UD i shefit të Sektorit të Inspekcionit për Ndërtim dhe Skender Canolli, zyrtarë për përmbarim, nga data 26.09.2013 deri më 30.01.2014, nuk i kanë ndërprerë ndërtimet kunderligjore dhe nuk e kanë ekzekutuar vendimin për rrënim, 09 nr. 356-172942 të datës 30.09.2013, me çka i kanë mundësuar investitorit “AL-PETROL” me pronar Arbër Kryeziu, që ta ndërtojë pa lejen e ndërtimit pompën e derivateve me sipërfaqe rreth 200m2 dhe në këtë mënyrë të realizojë përfitim material dhe financiar.

E pandehura Blerina Syla, inspektore e ndërtimit, përgjegjëse për zonën “Mati I” në Prishtinë, dhe të pandehurit Ismet Haliti, UD i shefit të Sektorit të Inspekcionit për Ndërtim dhe Skender Canolli, zyrtarë për përmbarim, nga data 07.10.2013 nuk i kanë ndërprerë ndërtimet kundërligjore dhe nuk e kanë ekzekutuar vendimin për rrënim 09 nr.356-194778 të datës 01.11.2013, në objektin i cili gjendet në rrugën “Muharrem Fejza” me çka i kanë mundësuar investitorit “EURO ABI” me pronar Shefik Rexhepi që të ndërtoj pa lejen e ndërtimit objektin kolektiv banesor, dhe në këtë mënyrë të realizoj përfitim material nga shitja e banesave në shumë prej 263.850,00€, ku pastaj me datë 17.12.2013 investitori ka arritur të pajiset me lejen e ndërtimit.

E pandehuara Blerina Syla, inspektore e ndërtimit, përgjegjëse për zonën “Mati I” në Prishtinë, me qëllim të përfitimit të dobisë për kompaninë “Pozhegu Brothers” me pronar Qemajl Pozhegu, me dashje nuk e ka përmbushur detyrën e saj zyrtare që ka qenë e obliguar ta ndërmarr sipas detyrës së saj zyrtare, ashtu që nuk ka parandaluar dhe nuk ka ndalur ndërtimin e objektit me etazhitet 2B+S +P+6 që është ndërtuar pa lejen e ndërtimit në lagjen “Mati I” rr. “Beqir Kastrati” në Prishtinë, ashtu që pas vizitës së punishtes me datë 10.10.2013 dhe me datë 16.10.2013 ka konstatuar se investitori “POZHEGU BROTHER’S” me pronar Qemajl Pozhegu, është duke e ndërtuar kompleksin banesor C11/A2 me etazhitet 2B+S+P+9 dhe objektin C11/B14 me etazhitet 3B+P+9, sipas lejes së ndërtimit të lëshuar me datë 19.09.2013, mirëpo në raportet e saja zyrtare nuk ka paraqitur fare se investitori, në kuadër të objekteve të ndërtuara në bazë të lejes së ndërtimit, ka ndërtuar edhe një objekt kolektiv pa lejen e ndërtimit, shënuar në dokumentacionin teknik-skicën e falsifikuar nga projekti kryesor të investitorit si objekt banesor C11/A3, duke i siguruar në këtë mënyrë investitorit “Pozhegu Braothers” përfitime të mëdha materiale nga shitja e katër banesave përfitime financiare në shumë prej 175.243,00€.

Të pandehurit Blerim Ibishi dhe Mërgim Shala, inspektorë të ndërtimit, përgjegjës për zonën “Medresa” në Prishtinë, dhe të pandehurit Ismet Haliti, UD i shefit të Sektorit të Inspekcionit për Ndërtim dhe Skender Canolli, zyrtarë për përmbarim, nga data 30.10.2013 deri më 10.01.2014, nuk i kanë ndërprerë ndërtimet kundërligjore dhe nuk e kanë ekzekutuar vendimin për rrënim, 09 nr. 356-35132 të datës 12.12.2013, me çka i kanë mundësuar investitorit “BASHKËSIA ISLAME E KOSOVËS” përfitim material ashtu që gjatë ndërtimit e objektit kolektiv sipas lejes së ndërtimit,05.nr.351-29183 dhe nr. 05-351-41552 të datës 17.11.2012, për ndërtimin e konviktit me etazhitet B +P+2, investitori ka bërë tejkalim të lejes së ndërtimit duke ndërtuar edhe një kat shtesë pa lejen e ndërtimit.

Të pandehurit Blerim Ibishi dhe Vehbi Abdullahu, inspektorë të ndërtimit, përgjegjës për zonën “Kodra e Trimave” në Prishtinë, dhe të pandehurit Ismet Haliti, UD i shefit të Sektorit të Inspekcionit për Ndërtim dhe Skender Canolli, zyrtarë për përmbarim, nga data 25.11.2013 deri më 05.02.2014, nuk i kanë ndërprerë ndërtimet kunderligjoredhe nuk e kanë ekzekutuar vendimin për rrënim, 09 nr. 356-82409 të datës 31.12.2013, në objektin i cili gjendet në rr. “Vëllezërit Fazliu”, me çka i kanë mundësuar investitorit “ELKOS” përfitim material, ashtu që gjatë ndërtimit të objektit me etazhitet B+S+P për të cilin ka pasur lejen e ndërtimit nr. 05-351-46073 të datës 12.02.2013, investitori ka bërë tejkalimin e lejes në katin përdhesë në sipërfaqe prej 125m2; Me çka i pandehuri Ismet Haliti ka kryer veprën penale Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar nga neni 283 par.2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK) lidhur me veprën penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtarë nga neni 422 të KPRK, ndërsa të pandehurit të tjerë Skender Canolli,Vehbi Abdullahu, Drita Rukiqi, Blerina Syla, Blerim Ibishi, Ardian Muhadri, Arbenita Ajeti, Mergim Shala dhe Granit Cenaj veprën penale Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar nga neni 283 par. 1 të Kodit penal të Republikës së Kosovës (KPRK) lidhur me veprën penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtarë nga neni 422 të KPRK.

I pandehuri Ismet Haliti

Më datë 03.04.2014, më rastin e bastisjes së shtëpisë së tij, në lagjen Kolovica e Re, rruga “Erenest Zariqi”, Prishtinë, pjesëtarët e Policisë së Kosovës i kanë gjetur një Pistolet e markës CZ.99 PARA e kalibrit 9mm me nr.121623 më një karikatorë pa fishek, të cilën i pandehuri e ka mbajtur dhe poseduar pa autorizim; – me çka ka kryer veprën penale Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374 par.1 të KPRK.

Ipandehuri Skender Canolli

Më datë 03.04.2014, më rastin e bastisjes së shtëpisë së tij, në lagjen Kolovica e Re, rruga “Dervish Cara”, Prishtinë, pjesëtarët e Policisë së Kosovës i kanë gjetur një Pistoletëtë markës Broving e kalibrit 9mm, me një karikator me tetë fishekë dhe një Pushkë Karabinë me nr. serik 85269, prodhim “Crvena Zastava” Kragujevc, e kalibrit 8x57mm, si dhe njëzet e dy fishek të kësaj pushke, të cilat i pandehuri i ka mbajtur dhe poseduar pa autorizim; – me çka ka kryer veprën penale Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374 par.1 të KPRK.

I pandehuri Qemajl Pozhegu

Pronar i kompanisë “Pozhegu Brother’s” ka ndryshuar dokumentin origjinal publik, me qëllim të shfrytëzimit të atij dokumenti si origjinal, në mënyrë që gjatë muajit shtator të vitit 2013, në Drejtorinë e Inspeksionit të Komunës së Prishtinës, ka dorëzuar lejen ndërtimorë 05 nr. 351 – 53073, të datës 19.09.2013, lëshuar nga Drejtoria e Urbanizmit, Ndërtimit dhe Mbrojtjes së Mjedisit të Komunës së Prishtinës, për ndërtimin e objektit C11/A2 me etazhitet 2B+S+P+9 në Lagjen Mati I, Rr. “Beqir Kastrati” në Prishtinë, të cilës leje ia ka bashkangjitur skicën e ndryshuar të projektit kryesor, ashtu që në pjesën ku figuronte objekti me shenja C11/A/3 me etazhitet 2B+S+P+9, për të cilën nuk ka poseduar leje ndërtimore, i pandehuri ka shënuar Hyrja 2, C11/A2 me etazhitet 2B+S+P+9, duke paraqitur në këtë mënyrë se kinse posedon lejen e ndërtimit edhe për objektin me shenjën C11/A/3 dhe në këtë mënyrë, në kuadër të objektit për të cilin ka poseduar lejen e ndërtimit, e ka ndërtuar një objekt kolektiv banesor pa lejen e ndërtimit me etazhitet 2B+S+P+6, siç është konstatuar me procesverbalin e Sektorit të Inspekcionit të Ndërtimit në Komunën e Prishtinës 09 nr. 356 të datës 14.02.2014, Me çka ka kryer veprën penale Falsifikim i dokumenteve nga neni 398 paragrafi 2 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)./Lajmi.net/