Ja për çfarë është bërë xhepi i vogël në pantallona

A e keni menduar ndonjëherë për çfarë arsye e keni atë xhep të vogël në pantallonat tuaja?

Fun

23/01/2016 10:40

Xhepat janë shpesh një aksesor shumë i rëndësishëm i një linje të modës, e sidomos për veshjet e femrave.

Xhepat e xhinseve vijnë në mënyrë standarde çdo herë, 2 xhepa të pasme, dy të përparme dhe një i vockël në xhepat e përparmë, transmeton lajmi.net.

Por, për çfarë përdoret ky xhep? Sigurisht, është shumë i vogël për para dhe është bërë para telefonave celularë.

Në një blog është zbuluar se xhepi është një ‘xhep ore’, mjaftueshëm i madh për të mbajtur ‘orë xhepi’.

Levi Strauss, brendi ikonik i amerikan i xhinseve i ka bërë këto xhepa për ‘kaubojt’ që ata të kenë ku të vendosin orën më përshtatshëm./lajmi.net