Ja numri i pjesëmarrësve në protestën e sotme (FOTO)

Opozita sot organizoi protestë kundër qeverisë. Menjëherë pas përfundimit të protestës, partia opozitare AAK doli me një numër “të fryer” të pjesëmarrësve në këtë protestë.

Lajme

17/02/2016 22:20

AAK pretendon se në sheshet e Prishtinës sot dolën mbi 100 mijë persona.

Ndërkaq, Policia e Kosovës ka thënë se rreth 15 mijë protestues morën pjesë në protestën e partive opozitare.

Por, lajmi.net ka bërë një përllogaritje të pjesëmarrësve sipas modelit Jakobit.

Modeli Jakobit për përllogaritjen e pjesëmarrësve në turma. Ky model tregon përafërsisht se sa njerëz qëndrojnë në një metër katror.

Lajmi.net ka bërë një përllogaritje të pjesëmarrësve në protestën e sotme, duke matur blloqet ku protestuesit kanë qëndruar dhe del se përfërsisht 19 mijë e 539 vetë kanë qenë prezent në protestën e opozitës.

Modeli Jakobit

Kështu është bërë përllogaritja:

Blloku 1)  1460 metra katrore  x 3  për metër katrorë = 4380

Blloku 2) Kuadrati 1450 metra katrore x 2.5 për metër katrorë = 3625

Blloku 3) 3170 metra katrore  x 2 persona për metër katrorë = 6340

Blloku 4) 2670 metra katrore x 1 persona për metër katrorë=  2670

Blloku 5) 3155 metra katrore x 0.8 persona për metër katrorë = 2524

Totali përafërsisht 19539