Ja nga sa vota kanë Shpend Ahmeti dhe Arban Abrashi pas përmirësimit nga KQZ

KQZ-ja njoftoi se pas një gabimi të bërë mbrëmë në vendvotime, sot është përmirësuar numri i votave për Arban Abrashin dhe Shpend Ahmetin.

Lajme

20/11/2017 19:06

Sipas rezultateve në faqen e KQZ-së diferenca aktuale ndërmjet dy kandidatëve është 237 vota.

Shpend Ahmeti aktualisht ka 41 mijë e 401 vota, kurse Arban Abrashi 41 mijë e 164 sosh, raporton lajmi.net

Gara po bëhet çdo moment e më dramatike, përderisa janë edhe 1 mijë e 800 vota me kusht pa u numëruar.

Sipas zyrtarëve të LDK-së, Arban Abrashi do të jetë kryetar i Prishtinës, e VV po thotë se nuk i frikësohen humbjes. /Lajmi.net/