Ja nga sa deputetë do të kenë PAN, LVV e LAA

Ende nuk ka përfunduar numërimi i të gjitha votave të zgjedhjeve për parakohshme parlamentare.

Lajme

12/06/2017 14:00

Rezultati aktual nga numërimi i rreth 96% të fletëvotimeve është ky: koalicioni PDK-AAK-Nisma (PAK) ka rreth 34%, Lëvizja Vetëvendosje ka rreth 27%, kurse koalicioni LDK-AKR-Alternativa (LAA) ka rreth 25%.

Në bazë të këtyre rezultateve PDK do të ketë 39 deputetë, LVV do të ketë 31 deputetë, kurse LAA do të ketë 30 deputetë.

Kjo është konfirmuar nga Albert Krasniqi nga Demokracia në Veprim.

“Nëse bazohemi në rezultatet e deritanishme, shpërndarja e ulëseve duhet me qenë kështu: PAN: 39, VV: 31, LAA: 30, Komunitetet: 20”, ka shkruar Krasniqi në llogarinë e tij në “Facebook”. /Lajmi.net/