Kadare merr titullin “Komandant” nga Franca

Ceremonia do të zhvillohet sot në orën 18:00, në pallatin Presidencial “Élysée” në prani të një rrethi të ngushtë personash të ftuar

ShowBiz

30/05/2016 11:02

Presidenti francez Francois Hollande do t’i dorëzojë sot shkrimtarit Ismail Kadare, titullin “Komandant i Legjionit të Nderit”, që iu akordua pak muaj më parë.

Ceremonia do të zhvillohet sot në orën 18:00, në pallatin Presidencial “Élysée” në prani të një rrethi të ngushtë personash të ftuar.

Është një ngjarje e rrallë, që vetë presidenti francez ta dorëzojë këtë titull, të cilin zakonisht e dorëzojnë përfaqësues të tjerë të pallatit, por edhe në rastet kur çmimi dorëzohet nga presidenti, ceremonia zhvillohet për disa personalitete në grup.

Duket se ky është një nderim i veçantë që i bëhet shkrimtarit shqiptar, ku nesër ai do të jetë i vetmi që do të marrë çmimin.

Burime për Opinion.al, bëjnë me dije se pas ceremonisë, në ambjentet e Pallatit Presidencial do të organizohet edhe një koktejl për të ftuarit, gjithashtu një rast i rrallë dhe një respekt që duket se presidenti francez e bën për shkrimtarin shqiptar.