Ja në sa ora do të zhvillohet meçi mes Joshuas e Takam

Kampioni i botës në peshat e rënda, Anthony Joshua, sonte do të ngjitët në ring për të mbrojtur titullin e fituar muaj më parë në meçin ndaj Wladimir Klitshko.

Sport

28/10/2017 19:16

Britaniku do të tentojë sonte të mbrojë titujt në kategorinë super të rëndë IBF dhe WBA kundër Carlos Takam, pasi kundërshtari i tij i parë Kubrat Pulev është tërhequr nga gara për shkak të lëndimit.

Meçi mes Anthony Joshua dhe Carlos Takam zhvillohet në Kardif, me fillim nga ora 23:00 sipas kohës tonë lokale.

Do të jetë arena “Principality Stadium” në Uells që do të mirëpres këtë ngjarje, dhe të pranishëm do të jenë 70 mijë shikues./Lajmi.net/