Ja në cilën moshë mund ta lini fëmijën tuaj vetë në shtëpi

Me ligj nuk përcaktohet se në çfarë moshe mund t’i lini fëmijët pa i mbikëqyrur. Në Angli është theksuar disa herë që fëmijët nuk duhet lënë vetëm apo të braktisen deri në një moshë sa nuk i shkaktoni atyre vuajtje dhe dëmtime në shëndet.

Lifestyle

21/01/2017 15:24

BBC tregon se në Angli  gjatë viteve 2004-2005 janë arrestuar rreth 500 prindër që kanë lënë fëmijët pa mbikëqyrje në moshë të re. Mosha e këtyre fëmijëve të lënë pa mbikëqyrje ishte prej 15 javë deri në 10 vjeç.

Pra në qoftë se fëmija juaj rrezikohet në çfarëdo mënyre nuk duhet t’i lini vetë, shkruan bbc, transmeton Gazeta Express.

Mosha kur fëmijët do të jenë në gjendje të reagojnë shpejtë në situata emergjente mundë të jetë mbi 12 vjeç, ndërsa të flenë natën në shtëpi ose të dalin në orët e vona të natës nuk duhet t’i lini vetëm deri të bëhen të paktën 16 vjeç. /Gazeta Express/